Albspirit

Media/News/Publishing

I diplomuari në UBT, i punësuar në kompaninë amerikane “Architects Rule”/

 Ish-studenti i Arkitekturës në UBT, Ledri Mahmuti është duke punuar në kompaninë amerikane “Architects Rule”, me seli në New York, në të cilën ai është i angazhuar si arkitekt i ri, duke u inkuadruar në projekte të shumta ndërtimi.Duke treguar për planet e së ardhmes, Mahmuti tha se koha e kaluar në SHBA, ka qenë një përvojë e mrekullueshme për të.

“Jam shumë i lumtur që më është dhënë mundësia të vazhdoj punën në New York, por pas marrjes së përvojës së nevojshme dhe përfundimit të studimeve master, planifikoj të kthehem në vendlindje, për të shfrytëzuar dhe për të transmetuar përvojën dhe njohuritë tek të tjerët”, thotë ai.Tutje, Mahmuti vlerësoi se UBT ka merita të mëdha për suksesin e arritur.Programi bachelor i Arkitekturës në UBT, ka qenë i përbërë nga një staf shumë profesional në punën e tyre, ku prej tyre kam mësuar për bazat e dizajnit arkitektonik, jam përgatitur për punë, si dhe për avancim në karrierë”.Para se të shkonte në Amerikë, Mahmuti ka qenë i punësuar në firmën “Learch3D”, në Prishtinë, vend që sipas tij, i ka dhënë mundësinë e parë për të zbatuar në praktikë, njohuritë teorike të fituara në UBT.

Please follow and like us: