Facebook dhe Microsoft, kabëll optik nënujor për të lidhur SHBA me Europën
Facebook dhe Microsoft kanë bashkuar forcat për të ndërtuar një kabëll nënujor i cili do të shtrihet mëse 4,000 milje nën Oqeanin Atlantik njoftuan kompanitë ditën e sotme.
Ky kabëll i ri nënujor do të ndihmojë që të dyja kompanitë të transferojnë më shpejt të dhënat mes SHBA-së dhe Europës. Dy pikat e lidhjes do të jetën Virxhinia Veriore në SHBA dhe qyeteti i Bilbao-s në Spanjë.
Qartësisht kjo nismë do të bëjë të mundur që shërbimet e Microsoft dhe Facebook të aksesohen më shpejtë dhe pa ndërprerje për përdoruesit përtej Amerikës.
Janë kryesisht kompanitë e telekomunikacionit ata që ndërtojnë kabllo nën ujorë të transmetimit të internetit, por ndërsa nevoja për më shumë kapacitet po rritet çdo ditë, gjigandët e teknologjisë siduket kanë vendosur ta marrin ata situatën nën kontroll.
Rast konkret është bashkëpunimi i Google me 5 kompani telekomunikacioni në Azi për të ndërtuar një kabëll nën ujor 300 milion dollarësh që do të lidhte Japoninë me SHBA-në në 2014-tën.
Dyshja e ka quajtur projektin MAREA dhe ndërtimi do të fillojë muajin Gusht e të përfundoj në Tetor të 2017-tës. Edhe pse inciativa do të jetë vetëm e Facebook dhe Microsoft, kablli nënujor do të menaxhohet nga kompania e telekomunikacionit Telxius. (PCWorld Albanian)