Po sjellim sot në rubrikën tonë grafikën e autorit Avni Delvina me Presidentin George W Bush dhe letrën e falënderimit që Presidenti Bush ia dërgon grafistit. Ja si e përshkruan vetë piktori në faqen e tij në facebook:
Para disa kohesh bera nje grafike me presidentin George W. Bush …Mikja jone Brizita Mehmeti me nxiti tja dergoja si kujtim presidentit Bush….Ja dergova presidentit te nderuar dhe mora kete leter falenderimi……..ja dhe nje pjese e letres qe shoqeroi grafiken
I nderuar Zoti George W. Bush.
Eshte nje moment shume emocional per mua kjo leter me te cilen po ju drejtohem….
Kjo ide me lindi dhe me beri te guxoj t’ju shkruaj kur pashe pikturat tuaja me portrete…….
Kjo ngjashmeri ne pasionin per artin me beri te ndihem dhe me i afert me shkelqesine tuaj.
Jam nje piktor shqiptar qe banoj prej 25 vjetesh ne Itali, por gjithmone me lidhje te panderprera dhe te vazhdueshme me Shqiperine.
Krijimtarine time te viteve te fundit ne grafike jam munduar ta ve ne funksion te denoncimit te diktatures komuniste 50 vjecare .
…..Gjithmone kam admiruar impenjimin tuaj politik dhe njerezor, dhe ne vecanti simpatine dhe kontributin tuaj per atdheun tim….
Shpresoj t’ju jap nje kenaqesi duke ju treguar se ne nje qytet te vogel te Italise, dikush e gdhinte gjithe naten duke ndjekur rezultatet e zgjedhjeve te babait tuaj te nderuar dhe tuajat si kandidat per president I Shteteve te Bashkuara te Amerikes, dhe gezohej ose hidherohej sipas rezultatit te zgjedhjeve .
Nje dite duke pare portretin tuaj me lindi ideja per ta hedhur ne nje grafike duke e interpretuar me nje bust te Romes antike…e me pas deshira per tju a derguar si kujtim ne shenje mirnjohje e simpatie per gjithcka qe ju keni bere per vendin tim ….Me shprese se do tju pelqeje dhe me shume respekt …. Avni Delvina