Kontrata e Bankers, Berisha përgënjeshtron lajmin e rremë të mediave të majta
Mediat pranë qeverisë gjatë këtyre ditëve kanë publikuar lajmin se kontrata e kompanisë së naftës “Bankers Petroleum” është nënshkruar gjatë qeverisjes demokrate. Në një status në Facebook, ish-Kryeministri Sali Berisha ka përgënjeshtruar këtë lajm duke sqaruar se kontrata u firmos në vitin 2003 gjatë qeverisjes së ish-Kryeministrit Fatos Nano.
Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:
Pergenjeshtrim!
Javen e fundit, me qellim ose nga padija, mediat kane perhapur lajmin se kontrata me Bankers Petroleum eshte firmosur gjate qeverisjes se PD. Lidhur me kete lajm deklaroj me pergjegjesi te plote sa vijon:
1- Kontrata me kompanine Bankers Petroleum eshte firmosur ne vitin 2003 nga qeveria socialiste dhe ne vitin 2005 kompania Bankers kishte filluar prodhimin!
2- Kontrata e firmosur nga qeveria socialiste me kete kompani, ne kundershtim me rregullat kombetare dhe nderkombetare nuk parashikonte detyrimin e kompanise per te paguar rente shtetit shqiptar. Qeveria e PD vendosi ne kontrate detyrimin e kompanise per te paguar renten prej 10%, nje perqindje e te ciles me ligj i lihej komunitetit.
Çdo variant tjeter eshte trillim i mirefillte qe synon ne nje menyre ose nje tjeter te krijoje konfuzion dhe lehtesoje pergjegjesine e pergjegjesve te vertet te situates se banoreve te Zharreses dhe mashtrimin e tyre te paskrupullt nga qeveria aktuale.
Keto ishin per te gjithe ata qe me qellim trillojne per kontraten me Bankers. sb