Leksionet e Zonjave të Para
Harrojini veshjen e balerinës së “Mjelma e Zezë”, Natalie Portman është gati të sfidojë të favorizuarën Emma Stone të “La La Land” me filmin e Jackie, ku mund të fitojë çmimin Oskar si artistja më e mirë protagnoiste.
Filmi tregon për zinë e Zonjës së Parë, më 22 nëntor 1963, presidenti John Fitzgerald Kennedy u vra në Dallas, duke dhënë shpirt në krahët e të shoqes. Një vdekje që u shënua në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por jo vetëm.
Aktoret që kanë luajtur role të Zonjave të Para tregojnë se çfarë kanë mësuar prej tyre.
Nga Jakcie Kennedy (Natalie Portman): Ndjesia e fortë e dinjitetit përpara dhimbjes
Nancy Reagan, (Cynthia Nixon): Feminizmi është aftësia që të zgjedhësh ajo që do të jesh.
Laura Bush (Elisabeth Banks): Lidershipi nuk konsiston tek popullariteti, por në mundësinë për të bërë atë që është e drejtë.
Eleanor Roosvelt (Jane Alexander): Askush nuk të bën të ndihesh inferior pa konsensusin tënd.
Michelle Obama (Tika Sumpter): Për të mbajtur të fortë një lidhje është thelbësore të gjesh ekuilibrin mes punës dhe jetës private