Llalla i përgjigjet Bibës e KQZ: Ja ku i ke provat, hiqi mandatin Prengës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur dje të shtyjë vendimin për heqjen e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Armando Prenga.
Shkak për këtë shtyrje është bërë propozimi i anëtarëve të propozuar nga maxhoranca, të cilët janë shprehur se informacionet e Prokurorisë për heqjen e mandatit të Prengës janë të pamjaftueshme për të kaluar në vendimmarrje.
Por sot, Prokuroria e Pergjithshme i ka rikthyer pergjigje Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ku i rikerkon nderprerjen e menjehershme te mandatit te deputetit Armando Prenga, pasi ky i fundit nuk ka respektuar kerkesat e ligjit per plotesimin e te dhenave, duke mos deklaruar, me se pari, nje denim te formes se prere nga Gjykata e Kurbinit, si edhe precedentet penale ne Itali.
Sipas Vendimit te Kuvendit nr.17/2016, mosplotesimi i te dhenave sjell perjashtimin e menjehershem nga funksioni publik.
Pra, vetem duke u mbeshtetur ne faktin qe ka nje vendim penal te padeklaruar (te gjykates se Kurbinit), deputetit duhet t’i nderpritet mandati.
Prokuroria e Pergjithshme ka derguar pergjigjen diten e sotme per t’i dhene mundesine KQZ-se qe te shqyrtoje brenda afatit ligjor vendimin e Prokurorise per konstatimin per nderprerje te mandatit te deputetit Prenga.
KQZ ka detyrim qe te shqyrtoje vendimin e Prokurorise brenda 10 diteve nga vendimmarrja e Prokurorise.
Prokuroria e Pergjithshme ka marre vendim per konstatimin e nderprerjes se mandatit te deputetit Prenga ne dt.15.02.2017″, thuhet ne njoftimin e Prokurorise.