Albspirit

Media/News/Publishing

“Lungomare” në Himarë, Green Coast merr lejen e ndërtimit

Pas projektit me vlerë 52 milionë euro për ndërtimin e një resorti turistik elitar, “Green Coast” i Balfin Group ka fituar të drejtën për të ndërtuar shëtitoren e Himarës.

Vendimi është marrë nga Këshilli Kombëtar i Territorit, i cili në mbledhjen e fundit ka miratuar lejen e zhvillimit për objektin “Lungomare”, në plazhin e Dhraleos, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Coast” sh.p.k. Plani vendor i bashkisë së Himarës parashikon rikualifikim urban të zonës bregdetare të Dhërmiut. Zona do të ruajë karakterin natyror, të hapur për një numër të kufizuar të resorteve eko më të mëdha, të mirë integruara me topografinë dhe strukturën e thatë të peizazhit pranë deltës së Rrugës së Bardhë, e cila është monumenti kryesor natyror i zonës. Drimadhe parashikohet të jetë pikë qendrore e ekonomisë të lirë, jetës argëtuese e natës dhe sporteve të ujit. Shëtitorja e Dhërmiut do të mundësojë krijimin e një segmenti të rëndësishëm shëtitoreje dhe grumbullimesh njerëzore, që aktualisht është një mungese e ndjeshme në Dhërmi. Është konceptuar të realizohet si fillim në orientimin Jugor gjatë bregut të Dhërmiut nga aksesi kryesor i tij. Shëtitorja do të fillojë atje ku sot është aksesi kryesor Dhërmiut nga rruga e bregdetit me një shesh publik i formuluar fizikisht me objekte ekzistuese dhe të reja hotelerie dhe shërbimesh vazhdon drejt Jugut me një seksion bazë prej 12 m dhe zgjerohet në vende të caktuara në trajtën e shesheve publike në varësi të morfologjisë së relievit ekzistues, etj.

Ky është një 12 vendimet e marra nga Këshilli Kombëtar i Territorit, i cili gjithashtu miratoi edhe lejen e ndërtimit për zgjerimin e terminalit të pasagjerëve në portin e Vlorës. Vlera e këtij projekti parashikohet në rreth 212 milionë lekë (pa tvsh).

Please follow and like us: