Merkel: Të arrihen objektivat e shpenzimeve të shteteve për NATO-n
Kancelaria gjermane Angela Merkel tha të shtunën se Gjermania duhet të plotësojë detyrimet e saj për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes për të arritur objektivin prej 2 % të GDP-së të caktuar nga aleanca e NATO-s. “Detyrimet duhet të plotësohen dhe shumë vende në botë e kërkojnë këtë nga ne”, tha ajo në një takim fushatë në zonën e saj elektorale Stralsund, verilindje të Gjermanisë. Kohët e fundit Gjermania është vënë nën presion për plotësimin e objektivave të shpenzimeve në NATO, kryesisht prej administratës së re të president Donald Trump.
Please follow and like us: