Milano, shkëlqejnë modelet në javën e modës
Kendall Jenner dhe motrat Hadid ishin ndër të shumtat modele që sfilonin të hënën në Javën e modës në Milano. Përveç karrierës së tyre si modele, ato njihen edhe për shoqërinë e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën.
Të treja sfiluan për marka të mëdha si Fendi, Versace apo Moschino, ndërsa për paraqitjen e tyre u kujdes grimieri Paul Hanlon. Ai bëri që të marrin vëmendjen e duhur duke bërë të mundur që Kendall, Gigi dhe Bella të kishin të njëjtën prerje të flokëve.
Gjithashtu, stilistët u kujdesën që modelet të sfilojnë veshje të ngjashme, kështu ato dukeshin të treja si motra binjake. Gigi postoi një foto në Instagram me motrën e saj, Bella ku dukeshin si binjake, me nënshkrimin: “Të njëjta, por të ndryshme.”
MILAN, ITALY – FEBRUARY 23: Kendall Jenner walks the runway at the Moschino show during Milan Fashion Week Fall/Winter 2017/18 on February 23, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Pietro D’aprano/Getty Images)