Albspirit

Media/News/Publishing

Pas sulmeve ndaj Trump, kryeministri përqafon kartën ruse për kompensim

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kërkuar vijimin e prezencës amerikane dhe perëndimore në Ballkan, që sipas tij kërcënohet nga rënia nën ndikimin rus.

Mos na braktisni në duart e rusëve”, thotë Edi Rama në intervistën e tij Rama. Ndërkohë gazeta citon ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati të deklarojë se “ka një mungesë fokusimi në Ballkan nga partnerët tanë kryesorë, SHBA dhe BE”.

Për Tiranën zyrtare prezenca russe në Ballkan po rritet, sidomos në Serbi dhe Mal të Zi. Nuk dihet sa këto qëndrime përbëjnë shqetësim real, apo janë një mënyrë për të prezantuar Shqipërinë si një vend që udhëhiqet nga prirjet filoperëndimore dhe po merr përsipër një rol kundër përhapjes së ndikimit rus në Ballkan. Kjo pasi vetëm dje, në një intervistë për Deutsche Welle, Laurie Walker, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor në divizionin e NATO-s për Çështjet Politike dhe Strategjinë e Sigurisë, deklaronte të kundërtën dhe bënte thirrje për të mos ekzagjeruar çështjen e rusëve.

Mendoj se është e nevojshme të jemi kujdesshëm dhe të shohim faktet, nganjëherë ekzagjerohet me ndikimin rus. Po të shikoni Serbinë për shembull, statistikat për tregtinë e Serbisë me Rusinë bëjnë fjalë për 8%, në një kohë që me Bashkimin Europian ato arrijnë rreth 60%. Kemi nevojë t’i shohim gjërat në këtë perspective”, shprehej ai. (http://www.respublica.al/2017/02/23/ballkani-per%C3%ABndimor-me-r%C3%ABnd%C3%ABsi-strategjike-p%C3%ABr-nato-n).

Sa për Shqipërinë, kryeministri shqiptar di të gjejë frazat e duhura për të ngacmuar kuriozitetin e lexuesve në perëndim, të cilët e kanë median dritare informimi.

Është Italia e bukur e një brezi më parë, e paprekur akoma nga zhvillimet e egra”, thotë Rama, ndërkohë që vetëm dy ditë më parë, në një takim për kulturën fliste për një Agresion të së Shëmtuarës. E megjithatë, bunkerët e Enver Hoxhës do të jenë vitrina më kureshtare për Shqipërinë edhe për ca kohë, një vend që nuk po ndryshon dot, pavarësisht se artikulimi i ndryshimit prezantohet kaq elokuent, sa në një intervistë të redaktuar ndjeshëm si kjo në “The Telegraph”./respublica/

Please follow and like us: