Albspirit

Media/News/Publishing

PËRGJIGJE THASHETHEMEVE TË ARDHSHME

 

 

Moska/

më/

mbështolli e ngjirur,/

me zë të ulët/

gjer në  në mërmërimë:/

« Më thoni,/

a është e vërtetë, vallë,/

që Ju/

keni/

blerë në Paris/

një  automobil?/

Shok,/

kujdes/

me incidentet,

kujdes, mos shtypi

ju fut në shënjestër.

Pse të mos blinit një kaloshinë…

ose qoftë një biçikletë…

Ose,

së paku një motoçikletë ! »

Për mua disa biseda

bëjnë efektin e pikave të ujit mbi puplat e patës ;

kam veshur një koracë

gjakftohtësie.

« Kam blerë », thoni Ju ?

Sigurisht

që po.

Kam blerë,

dhe mos u shqetësoni më.

Nuk duroja më dot të përplasesha,

i lodhur

dhe urtë e butë,

mbi gjithë ato

pela gërdalla.

Tani

i furnizoj me benzinë

gjashtë kuajt

e katërcilindërshit

tim.

Godasin

me të verdhën

nga orbitat prej bakri

sytë e tyre –

jo sy,

por tmerr !

Dhe gjithë

rruga

përkulet

kur

kuajt e mi hingëllijnë.

Për rima

unë kam korrur

duaj të tëra,

i takon financierit tani

të bëjë llogaritë.

Plot dymij e gjashtëqind

vargje të palodhur

janë tani timoni,

rrotat,

balestrat.

Dhe vrapo,

dhe shkruaj,

por është më mirë se në poltron.

Le të zemërohen

smirëzinjtë.

Por

po të kishte një emergjencë

a

një betejë

apo mobilizim –

duke i kapur për freri

unë do t’ia çoj kuajt

shokut komisar,

që ai të mund të vrapojë

në takim

me vitet e pritshme

për lojën e tmerrshme

të fundit.

Nuk mund të shmang

thashethemet meskine.

Dhe pra,

dua të  më falni, Ju lutem,

për faktin

që nga Parisi unë

kam sjellë një Renault,

dhe asnjë kravatë,

dhe asnjë parfum.

(1928)

Përktheu: Faslli Haliti

Please follow and like us: