Albspirit

Media/News/Publishing

Policia e Tiranës nis hetimet për kryetarin e PD Lulzim Basha

 

Policia e Tiranës ka nisur hetimet në gjendje të lirë për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha pas deklaratave të tij ditën e djeshme nga çadra e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas Policisë së Tiranës, materialet i janë referuar Prokurorisë së kryeqytetit për “thirrje publike për veprime të dhunshme”.

“Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat… … ora t’i marrim zvarrë në këtë shesh…”, ka deklaruar kryedemokrati Basha dje gjatë fjalës së tij.

Please follow and like us: