Albspirit

Media/News/Publishing

Prenga nën mbrojtje militante nga KQZ; prokuroria përsërit kërkesën për heqjen e mandatit

Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të ndërpresë mandatin e deputetit Armando Prenga. Kërkesa i është përcjellë KQZ-së që drejtohet nga një militant partiak si Denar Biba.

Prokuroria pretendon se Prenga nuk ka respektuar kërkesat e ligjit për plotësimin e të dhënave, duke mos deklaruar dënimin e formës së prerë të Gjykatës së Kurbinit, si dhe precedentët penalë në Itali. Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar përgjigjen ditën e sotme për t’i dhënë mundësinë KQZ-së që të shqyrtojë brenda afatit ligjor vendimin e Prokurorisë për konstatimin për ndërprerje të mandatit të deputetit Prenga. Kjo kërkesë e dytë e Prokurorisë së Përgjithshme vjen për faktin se KQZ ka detyrim të shqyrtojë vendimin e Prokurorisë brenda 10 ditëve të vendimmarrjes së Prokurorisë, dhe duke qënë se vendimi është marrë më 15 shkurt, sot ishte dhe afati i fundit”, raporton Top-Channel.

Please follow and like us: