Shoqëria e OJF-ve nuk është Shoqëria Civile
Madje komunikata (me gjuhë gati të ngjashme me fletërrufetë e kooperativave bujqësore per brigadat që nuk realizonin planin) shkonte deri edhe në thirrje për të firmosur peticione që Qytetarët të bëjnë presion ndaj bllokuesve që të nxitojnë e të votojnë Vetingun. Përtej metodes marksiste, ajo që më shqetëson dhe me ngre nivelin e reagimit zemërues është fakti se kjo shoqëria civile që po “qan” për drejtësinë në rastin më të mirë janë disa OJF ose një e ndarë në disa grupime për të marrë më shumë para nga Europa apo Amerika me justifikimin se janë përfaqësimi i vërtet i qytetarëve. Një mashtrim i madh. Një tallje e pafundme për 27 vjet.
Këto OJF që justifikojnë paratë e marra me fletërrufe që nuk janë gjë tjetër vetëm përpjekje për të zëvëndësuar faturat e llogarive milionere në banka. I pamë edhe në protestat për të mbështetur reformën në drejtësi duke folur në emër të popullit (93% e shqiptarëve e duan Vitingun me gjithëse 100% e tyre nuk e dinë se çfarë është). A mundet të quhet shoqeri civile një grup matrapazësh që në emër te grave, fëmijëve, invalidëve, të verbërve madje në emër të të gjithë popullit përfaqësohet nga njerëz të cilët nuk bëjnë kurrë asgjë për. Nuk jane asesi intelektualët e vërtetë pjesë e ketyre OJF-ve. Ata që kanë Shoqëria e vertetë Civile i shohim rrugëve me biçikleta që vrapojnë te bankomati për të parë nëse është hedhur paga e muajit se kanë një mal me fatura për të paguar. Ata, të mençurit e këtij vendi që janë shoqëria e vertetë civile i kemi madje edhe jashtë garës për Vetingun sepse sistemi i OJF-ve i përjashton përdhunshëm.
Kane ikur jashtë se këtu nuk ndjehen dot as shoqëri se ajkë e saj jo e jo. OJF-të ia kanë marrë edhe të vetmen krenari që mund të kenë intelektualët: emrin Shoqeri Civile. Pa krenari, pa para dhe pa mbështetje politike shoqeria e vertete civile është në koma, ndërsa hajdutët e jetës së tyre gëzojnë milionat në banka dhe përkëdheljen e politikës që kur i duhet ( rasti i Reformes në Drejtësi) i nxjerr në tribuna matrapazësh nën mantelin e intelektualit dhe të Shoqerisë Civile. Unë jam i bindur se këtyre nuk u bëhet vonë për Vetingun, as për fatzinjtë e Zharrzës, as për të pabukët e këtij vendi se nuk i kemi parë qoftë edhe njëherë të dalin prej sallave luksoze të hoteleve ku harxhojnë para për raporte të manipuluara. Nuk e kanë hallin te populli, por tek babëzia për të fituar projekte milionere që të huajt mendojnë se i hedhin për rritjen e nivelit të Shoqerise Civile. Ata nuk e ndjejnë të çarën e shtëpive nga Shpërthimet e naftës se jetojnë rezidenca vilash.
Nuk e ndjejnë urinë e fëmijëve të të varfërve se fëmijët e tyre lindin me lata të përjetëshme ushqimi. Nuk e vrasin mendjen për fëmijët e fshtrave të thella që nuk shkojnë dot në shkollë se fëmijët e tyre kanë lindur me diploma (bashkë me të politikanëve por kjo është një temë që meriton shkrim tjetër). Mu desh pak gjatë të sqaroj shqetësimin tim por besoj të shumë shqiptarëve se ky grup me OJF nuk bind aspak ta quaj Shoqëri Civile. Ata që më përfaqësojne vertet mua jane krejt tjetër gjë. Ata janë të shkelur me këmbë dhe vegjetojnë në kushtet e mbijeteses. Jam i bindur se ata e duan më shumë Vetingun edhe pse realisht nuk u pyetën për të dhe në këtë formë siç e kanë imponuar te ashtuquajturit përfaqësues të Shoqërisë Civile nuk do ia shohin dot as hajrin.