Voshtina histori genocidi dhe dy dokumenta të vyer
Arben Llalla
Voshtina gjendet buzë kufirit greko-shqiptar, përballë fshatrave të Gjinokastrës. Nëse do të futemi thellë në historinë e Epirit, ku bën pjesë edhe Voshtina, Despotati i Artës, ku ka qenë përfshirë Janina dhe Voshtina në fillim të shekullit XI e deri sa u pushtua nga osmanët më 1449, asnjëherë nuk ka qenë i udhëhequr nga Despot grek, por nga latinët dhe shqiptarët.
Kur Stefan Dushani pushtoi Ballkanin ai u ndesh me shqiptarët, të cilët e rimorën përsëri Despotatin e Artës. Atëherë logjika e thjeshtë ngre pyetjet përse Epiri asnjëherë nuk është udhëhequr nga Despot grek? Përgjigjia është thjeshtë: sepse popullsia nuk ishte greke, por shqiptare.
Gjatë periudhës së Perandorisë Osmane Voshtina i përkiste Peshkopatës së Vlorës. Me përzënien e shqiptarëve myslimanë nga treva e Çamërisë në zonën e Pogonit dhe në Voshtinë qeveritë greke sollën popullësi vllehe, si dhe “grekë” nga Azia e Vogël për të bërë sa më të lehtë asimilimin e shqiptarëve ortodoksë që mbetën në Çamëri. Vllehët dhe “grekët” e ardhur nga Azia e Vogël u vendosën në shtëpitë e shqiptarëve myslimanë duke marrë në përdorim dhe tokat e tyre.
Me vendim të qeverisë greke për ndërrimin e toponimeve jo-greke në Greqi edhe Voshtinës si shumë fshatra të tjerë ju ndërrua emri në Pogoniani më 1928.
Nga Voshtina është ish-kryetari i Republikës së Greqisë, Karolos Papulias, si dhe aktori i estradës së Fierit, Fuat Boçi.
Letërnjoftimi që po paraqesim i përket Asi Imerali Ponimati, e cila nga presionet e pushtetit grek u largua përgjithnjë për në Turqi më 1955 dhe u vendos në Stamboll, pasi në Shqipëri nuk lejoheshin si pasojë e Ligjit të Luftës dhe mungesës së marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-greke. Këtë leje lëvizëse brenda 30 kilometrave zonja Asi Pondikati e ka marrë më 1941 dhe përfundonte më 1957.
Para disa kohëve gjeta djalin e saj M.O., i cili flet pak shqip dhe më tregoi historinë e nënës së tij dhe më pohoi se janë shqiptarë. Në Voshtinë më tha kemi ende varret e gjyshërve dhe shkojnë shpesh për t’u kujdesur që mos të zhduken.
Me këtë dokument mund të lëviznin lirshëm deri në 30 kilometra dhe kjo gjë ka qenë në fuqi deri në vitin 1974. Të njëjtin dokument kanë patur edhe banorët e Sajadhës.