Albspirit

Media/News/Publishing

Artistë e intelektualë në çadrën e protestës, Basha: Ja kur do nisë Vettingu

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhen sot në çadrën e protestuesve, ku po zhvillon një bashkëbisedim me artistët dhe intelektualët e vendit.

Gjatë fjalës së tij, Basha zbuloi datën kur do të nisë zbatimi i Vettingut. Sipas tij, që nesër do të ulemi për t’i dhënë Shqipërisë Vettingun.

Më tej, ai ka shtuar se Vettingu i vërtetë do të nisë një ditë pas qeverisë teknike.

“Që të nesërmen do të ulemi për t’i dhënë Shqipërisë Vettingun. Ramës i dridhen leçet e këmbëve kur mendon për drejtësinë. Atij dhe bandës në pushtet i prishet gjumi nga Vettingu i vërtetë, ndaj do Vetting fasadë. Vetting do të ketë një ditë pas qeverisë teknike, si dhe drejtësi të vërtetë. Por puna e parë është largimi i bandave nga pushteti”, tha Basha.

Please follow and like us: