Basha, drejtues tipik evropian tashmë edhe lider karizmatik i protestës qytetare…
Në fakt Lulzim Basha po tregon këto ditë të protestës më të madhe në historinë e pluralizimit se jo vetëm po konsolidohet si drejtues tipik europian por po farkëtohet edhe si lider karizmatik i “protestës” që me gjuhën e zhdërvjelltë sfiduese ndaj krimit e korrupsionit, me arsyen e shëndoshë e goditëse ndaj rregjimit të së keqes, me fjalorin elegant e garantues për cdo qytetar në protestë, me mesazhet e qarta për respektimin e meritokracisë, vlerat dhe kontributet e cdo profesionisti të ri, me fjalët e ngrohta e të sinqerta për cdo të varfër, me meszhat garantuese për cdo biznesmen të dhunuar nga pushteti apo cdo qytetar të hedhur në rrugë nga Rilindja po fiton cdo ditë e më shumë nga protesta dhe përmes saj simpatinë dhe mbështetjen e të gjithë qytetarëve, po kthehet gradualisht në shpresën e vetme për të gjithë ata të rinj që kishin vendosur të largoheshin nga vendi, po shndërrohet në motorrin e lëvizjes për crrënjosjen e oligarkisë, krimit, kanabisit nga qeverisja e vendit dhe njëkohësisht po evidentohet si drejtuesi i alternativës qeverisëse të standarteve europiane, pra i ngritjes së Republikës së Re.
1. Rruga e vështirë e Bashës për realizimin e një objektivi ambicioz…
Gjithcka Basha po shpalos në këtë protestë qytetare është hapi logjik i rradhës pas arritjeve të tij të pamohueshme gjatë këtyre katër vjetëve në krye të PD. Arritje që nuk kanë qënë të lehta as në planin perceptiv, madje edhe mes demokratëve e aq më tepër përtej tyre, sidomos po të kemi parasysh që Lulzim Basha do të vihej në krye të PD pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 2013 pas një qeverisje 8-vjecare duke pasuar liderin historik Sali Berisha që kishte drejtuar me një stil tipik PD dhe të djathtën në 23 vjet nga të cilat 13 vjet në pushtet dhe 10 vjet në opozitë. Për më tepër që Bashës, duke mos qënë në parlament në krye të grupit parlamentar do ti duhej të ndërtonte një skemë jo të lehtë drejtimi që do të garanonte koherencën kohore e hapsinore të qëndrimeve politike të opozitës. Po ashtu Bashës do ti duhej me shumë kujdes por edhe me vendosmëri të ngrihej “si i pari mes të barabartëve” për të formësuar autoritetin në një grupim që ishin mësuar me një fushë të fuqishme “orientimi e vendimarrje” të një lideri të fortë e të padiskutueshëm si Berisha.
Sfidat përballë Bashës do të ishin të shumta dhe intensiteti i përballjes më to do të ishte i lartë po të kemi parasysh kohën e shkurtër në dispozicion, agresivitetin karakterial të Ramës dhe faktin që për herë të parë në 25 vjet një opozitë politike do të ishte përballë një maxhorance që qeveriste me nivel të lartë mashtrimi e arrogance për shkak të madhësisë e trashëgimisë, dhe të përbërë nga ndividë që zotëronin pasuri të dyshimta të konsiderueshme e nga individë me rekorde të tmerrshme kriminale, duke pasur në kontroll që në ditën e parë të qeverisjes biznesin e madh, median, shoqërinë civile duke përcaktuar si objektv prioritar kontrollin e drejtësisë. Bashës do ti duhej që të formohej e kalitej si lider në krye të PD e ndërkohë të ishte i suksesshëm në përballjen me një maxhorance autoritare, oligarkike, të inkriminuar të lidhur dhe/ose të mbështetur nga establishmenti global. Në formë të përmbledhur mund të thuhet se ky katër vjecar i Bashës mund të karakterizohet nga arritje të konsiderueshme por edhe sfida të vështira deri të paimagjinueshme, natyrisht edhe nga probleme që mbeten për tu adresuar me sukses në funksion të arritjes së objektivit ambicioz të crrënjosjes së rregjimit të oligarkisë, krimit dhe kanabisit dhe të ndërtimit të Republikës së Re.
2. Lidershipi i suksesshëm i Bashës për Dekriminalizimin e Kuvendit…
Opozita e drejtuar nga Lulzim Basha mund të thuhet pa asnjë dyshim se ka arritur një nga sukseset e saj më të mëdha politike duke mundur të sensibilizojë publikun vëndas dhe partnerët ndërkombëtarë për lidhjen e fuqishme të krimit me qeverisjen Rama dhe ndërkohë të ndërtojë një platformë, program, plan veprimi dhe një skemë legjislative e institucionale për largimin e individëve me rekorde të tmerrshme kriminale nga pikat kyce te qeverisjes, nga parlamenti dhe nga administrata publike. Ky është padyshim e kryesisht një sukses i opozitës por vecanërisht i Bashës që ka mbajtur barrën kryesore, si në planin e brëndshëm por vecanërisht në marrëdhëniet me Uashingtonin, Brukselin dhe Berlinin. Për të qënë të saktë duhet thënë se Basha ka arritur këtë sukses duke orientuar grupin parlamentar të PD, duke bashkërënduar veprimet me të gjithë aletatët opozitarë dhe në një krye të një ekipi profesionist duke sensibilizuar partnerët ndërkombëtarë. Pa mohuar edhe mbështetjen e fuqishme të qytetarëve në përgjithsi dhe demokratëve në vecanti.
3. Lideri europian Basha do të luante rolin kryesor për miratimin e reformës në drejtësi…
Qëndrimi i opozitës për reformën në drejtësi, sidomos përballë synimeve të Ramës për të vendosur nën kontroll më së fundmi dhe drejtësinë e reformuar, ka qënë sa i vështirë, aq parimor, dinjitoz dhe pa asnjë dyshim i suksesshëm. Basha në krye të opozitës ka meritën e padiskutueshme për ta vendosur reformën në drejtësi, përmes konsensusit të plotë dhe respektimit të rekomandimeve të Komisionit të Venecias në shinat e një reforme të standarteve demokratike dhe të respektimit të parimeve kushtetuese për të garantuar pavarësinë e saj nga politika, për pastrimin e saj nga gjyqtarët realisht të korruptuar larg gjuetiisë së shtrigave apo interesave të ngushta partiake, për të siguruar një drejtësi profesionale të barabartë për të gjithë dhe për të shmangur cdo tentativë të gjyqtarëve e prokurorëve për korporatizëm.
Beteja e opozitës, e drejtuar suksesshëm nga Basha, ka qënë rezultative jo vetëm në aspektin profesional por vecanërisht për të cmontuar të gjithë hilet e manovrat/marifetet e Ramës për të vendosur drejtësinë nën kontrollin e oligarkisë dhe krimit, por vecanërisht edhe përsa i përket bashkëpunimit të shkëlqyer me Komisionin e Venecias e partnerët e rëndësishëm në Uashington, Berlin dhe Bruksel. Aftësitë e spikatura diplomatike dhe “fair play” si negociues, e shquan Bashën si faktorin kryesor në realizimin e reformës në drejtësi me miratimin konsensual historik në parlament, duke qënë madje qartësisht i vlerësuar nga SHBA e Berlini ose më saktë nga vetë Merkel e Nuland. Roli i Bashës në miratimin e ndryshimeve kushtetuese do ta shquanin atë si një lider tipik europian, natyrisht pa mohuar ekspertizën profesionale të ekipit juridik por edhe angazhimin politik e dinjitoz të grupit kuvendor të opozitës.
4. Lideri europian Basha do të zbulonte veprimet e dyshes kriminalo-kanabiste Rama-Tahiri
Basha ka gjithashtu meritën e madhe të përballjes së opozitës me skemën e kultivimit të kanabisit të ideuar nga Rama dhe të zbatuar nga Tahiri me rrjetin e pjesës klienteliste të policisë, skemë e rekomanduar nga përfaqsues të establishmentit global për tu përdorur si për qëllimet e tyre lukrative ashtu edhe për mbajtjen e pushtetit nga “këlyshi” i tyre në Tiranë përmes manipulimit të zgjedhjeve. Kjo ndoshta ka qënë një nga betejat më të vështira të opozitës së drejtuar nga Basha, për më tepër që fqinjët partenerialë dhe përfaqësuesit e partnerëve të rëndësishëm në Tiranë jo vetëm do të heshtnin por në shumë raste do të akuzonin opozitën për ekzagjerim.
Falë konseguencës dhe vendosmërisë së opozitës dhe veprimit intensiv diplomatik të Bashës, por edhe angazhimit të grupit parlamentar të opozitës, aktualisht edhe Uashingtoni, edhe Brukseli, edhe Berlini, janë në dijeni se Rama synon të fitojë zgjedhjet duke blerë votat përmes parave të fituara nga kultivimi i kanabisit. Ambasadori i OSBE së bashku me Prokurorin e Antimafies Italiane do të pranonin se qeverisja Rama ka në dispozicion mbi 6 miliard euro për të blerë votat dhe mandatet e deputetëve. Transparenca e kësaj dukuri do të mundësonte ekspertin amerikan Bill Couen të paranonte në një shkrim në revistën The Hill, se ‘Shqipëria është hallka më e dobët e Natos” dhe “siguria e Shqipërisë dhe vëndeve europiane janë të cënuara rëndë nga kultivimi i kanabisit” që kryhen nga “Rama e Tahiri në bashkëpunim me familjarët e tyre”.
5. Basha “lideri karizmatik” i protestës qytetare…
Në kohën e duhur, lideri europian Basha, të cilin kundërshtarët e jashtëm e të brëndshëm, me mosbesim e shpoti do ta cilësonin si “lideri hollandez” do të surprizonte të gjithë me organizimin e protestës më të madhe në 26 vjet demokraci duke përcaktuar njëkohësisht me vendosmëri e besim objektivin e zgjedhjeve të lira e të ndershme përmes një qeverie kujdestare që do të krijohet pas vetëlargimit apo largimit nga qytetarët të Ramës nga posti i kryeministrit. Nuk ka më asnjë dyshim se Basha është tashmë jo thjesht drejtuesi politik i PD dhe opozitës, lideri tipik europian që po cmonton rregjimin e ‘oligarkisë, krimit e kanabisit” për të filluar ngritjen e Republikës së Re të dalë përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe të vendosur mbi themelet e konkurencës së ndershme e hierearkisë së vlerave e meritave, por edhe personazhi që do të shndërrohet në liderin e qytetarëve të thjeshtë, të varfër, të dhunuar nga qeverisja e papërgjegjshme e Rilindjes.
Basha do të mund kështu të kthehet në liderin karizmatik të protestës qytetare që më një gjuhë të fortë kundër bartësve të korrupsionit, krimit dhe kanabisit do të kthehet në një tmerr për kundërshtarët dhe në një motivues të të gjithë qytetarëve të Republikës së re. Ky është edhe fillimi i fundit të shpejtë të Rilindjes dhe i fillimit të një ere të re në vendin më të varfër të Europës, anëtar të NATO dhe kandidat të BE që pret të hapë negociatat me BE pasi të ketë crrënjosur rregjimin oligarkik, banditesk dhe kanabist të Ramës që së bashku me biznesmenët zhvatës të pasurisë kombëtare, manjatët e korruptuar të medias, kriminelët e veshur me pushtet kanë kërcënuar e kërcënojnë cdo kundërshtar të këtij rregjimi, kanë varfëruar në ekstrem cdo familje, kanë rrënuar të gjithë bizneset e ndershme dhe kanë detyruar të gjithë shqiptarët ose të ndështrohen ose të largohen pa shpresë jasht vendit. Basha, lideri europian dhe njëkohësisht karizmatik i protestës qytetare është shndërruar në frymëzues të shpresës dhe besimit për ndërtimin e Republikës së Re ku seicili mund të jetojë, punojë, arsimohet, marrë shërbim shëndetsor dinjitoz, të mos ketë frikë dhe të mos kërcënohet dhe të jetojë i lirë dhe në mirëqënie me familjen dhe fëmijtë e tyre.