Ben Blushi për banorët e Zharrëzës
Ndalimi i vendosjes së çadrës nga ana e banorëve të Zharrëzës përpara ministrisë së Energjisë dhe Industrisë ka nxitur jo pak reagime. E gjitha kjo pasi qeveria ka vepruar me dy standard. Nga njëra anë prej më shumë se një javë në Bulevard janë të vendosur në çadrën e tyre opozita e vendit, dhe nga ana tjetër protestuesve të drobitur të Zharrzës nuk iu lejohet një strehë mbi kokë.
Një nga deputetët më aktiv në këtë çështje Ben Blushi ka reaguar duke bërë një paralelizëm midis ngjarjeve.
‘’Çadra e të pasurve dhe çadra e të mjerëve’’, e ka titulluar Ben Blushi shkrimin e tij.
‘’ÇADRA E TË PASURVE DHE ÇADRA E TË MJERËVE. Qeveria e la Çadrën e pasanikëve të PD. Do ta lejojë të ngrihet mbi bulevard duke e përdorur si argument kundër Reformës në Drejtësi. Ndërsa Çadrën e të mjerëve të Zharrëzës nuk e lejon.
Ndryshe nga PD ata janë pro Reformës në Drejtësi, pa asnjë kusht. Kjo është Republika e Korrupsionit. Nëse je kundër Drejtësisë mbrohesh nga Qeveria. Nëse je pro Drejtësisë të heqin jo vetëm Çadrën por edhe qiellin’’, shkruan Blushi.