Albspirit

Media/News/Publishing

Pas Manjanit vjen bomba e Vasilit: Shihni si i merr vendimet qeveria e Ramës

Deklaratat e Ylli Manjanit se qeveria i merr vendimet edhe pa zhvilluar mbledhje, në shkelje të hapur të kushtetutës, do të kishin tronditur çdo vend tjetër që si formë qeverisjeje kanë demokracinë.

Fakti se këto akuza u bënë menjëherë pas shkarkimit të tij nga detyra e Ministrit të Drejtësisë i bëri paksa të dyshimta.

Por ajo çfarë thotë ministri i ri i Drejtësisë që i zuri vendin Manjanit, në një letër tjetër mbi Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) për mënyrën se si vepron qeveria me rregullat, ligjen e kushtetutën e bën situatën alarmante.

Petrit Vasili zbulon se për ngritjen e ONM qeveria shqiptare ka komunikuar me Bashkimin Europian nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjell Agaçi. Por Agaçi, sqaron ai, duhet të ishte mandatuar nga Këshilli i Ministrave, gjë që nuk ka ndodhur.

“Nga sa me siper, ne vleresim te dispozitave Kushtetuese, por edhe te ligjit nr. 84/2016, rezulton se ka nje problematike shqetesuese te theksuar ne nivelin e komunikimit ne kete rast. Iniciativat e ndermarra dhe tagrat e perfaqesimit jane tejkaluar haptazi ne shkelje te ligjit. Nga shqyrtimi i ketyre fakteve, rezulton se ka shkelje te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, nga ana e Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Ministrave. Per te arritur ne kete konkluzion evidentojme me poshte referencen ligjore mbi kete çeshtje:

Nga detyrimet qe burojne per zbatim nga Kushtetuta, rezulton se: Qendrimi i Qeverise se Republikes se Shqiperise, e cila ka kerkuar fillimin e operimit te ONMse vetem permes Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Ministrave, nuk eshte ne frymen e Kushtetutes se vendit, si dhe ligjeve te tjera.

Fillimisht, Qeveria Shqiptare, referuar pikes 2, te Nenit B, te Aneksit te Kushtetutes, si dhe ligjit nr.43/2016 “Per Marreveshjet Nderkombetare ne Republiken e Shqiperise”, detyrimisht duhet te kishte propozuar fillimin e negociatave per nje marreveshje nderkombetare, ku te percaktoheshin konkretisht organizirni, funksionirni dhe detyrat specifike te ONM-se, si dhe marredhenia me institucionet shteterore ne Republiken e Shqiperise. Qeveria shqiptare nuk e ka ndermarre nje hap te tille te nevojshem dhe te detyrueshem per nisjen e procesit te rivleresimit kalimtar te gjyqtareve dhe te prokuroreve.

Pra edhe kerkesa formale derguar nga Sekretari i Pergjithshem, qe referohet edhe ne letren e z. Hahn, rezulton te jete jo ne zbatim te Kushtetutes dhe nje kerkese e tille nuk perfaqeson vullnetin e Keshillit te Ministrave, si organ kolegjial, ne konstituimin e ONM-se, pasi edhe vete Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Ministrave, nuk gezon asnje funksion te veçante sipas Kushtetutes, qe fi lejoje atij t’i kerkoje Bashkimit Europian te filloje procedurat e konstituimit te ONM-se dhe fillimin e ushtrimit te funksioneve te saj.

Zyrtaret e BE-se referojne te kene komunikuar me Qeverine e Republikes se Shqiperise, por ne fakt kane komunikuar me Sekretarin e Pergjithshem te Keshillit te Ministrave, pa autorizimin nepermjet vendimarrjes se Qeverise se Republikes se Shqiperise. Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Ministrave de jure, eshte pjese e nepunesve civile te administrates publike, por qe de facto ne rastin konkret, ne kundershtim me Kushtetuten dhe ligjin, ka ushtruar kompetenca qe nuk i ka patur, apo qe nuk i jane dhene ndonjehere. Kjo eshte dhe fryma e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe amendamenteve te saj, te miratuara ne menyre konsensuale ne daten 21-22 korrik 2016.

Kushtetuta percakton qarte ne piken 2, te nenit B, te Aneksit se: “ONM filion procedural e perzgjedhjes se Vezhguesve Nderkombetare pas njoftimit te Keslzillit te Ministrave.” Keshilli i Ministrave pra duhej te kishte ushtruar nje vendimmarrje me qellim nisjen e procedurave per nenshkrimin e Marreveshjes Nderkombetare te kerkuar nga pika 2, e nenit B te Kushtetutes, ku do te ishin percaktuar detyrat e ONM-se dhe menyra e organizimit dhe funksionimit te saj.

Keto veprime, te kryera deri me tani nuk gjejne mbeshtetje kushtetuese, prandaj ne letren e meparshme te dates 13 shkurt, si Minister i Drejtesise, kam vleresuar dhe kam kerkuar rikthimin e procesit te konstituimit te ONM-se ne nje shtrat kushtetues.”

Kjo shkresë zyrtare (e botuar e plotë në rubrikën lajme të lapsi.al) i është dërguar Presidentit të Republikës Bujar Nishani, Kryeministrit Edi Rama, Ambasadorit të SHBA Donald Lu, Ambasasdores së BE Romana Vlahutin. Ajo jo vetëm ngre një shqetësim për nivelin e komunikimit që ka qeveria shqiptare me ndërkombëtarët, por edhe një akuzë të rëndë, po aq sa ajo e Manjanit, për mënyrën se si vepron qeveria dhe si i merr ajo vendimet.

Please follow and like us: