Albspirit

Media/News/Publishing

Si u internua Musine Kokalari pasi doli nga burgu

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, sonte, ka publikuar dy dokumente që tregojnë lirimin nga burgu të Musine Kokalarit, si dhe vendimin e internimit nga komisioni përkatës. Me anë të një shënimi në Facebook, Dervishi shkruan se në fletën e lirimit ka disa pasaktësi rreth akuzave, ndërsa në fletën e internimit ka një parashikim të gabuar për lirimin, pasi ajo doli nga burgu një muaj më vonë. “Në fletën e lirimin, Musineja cilësohet rrobaqepëse, profesioni që ajo pati ushtruar në Punëtorinë Qendrore të Artizanatit”, thekson ai. Dervishi bën me dije se regjimi i kriminelëve dhe injorantëve nuk e duronte dot këtë intelektuale ndërsa, thekson se inferioriteti i bënte edhe më kriminelë persekutorët e saj.

Shënimi i Plotë:

1961/Musine Kokalari u internua dy muaj para se të lirohej nga burgu

Bashkëlidhur dy dokumente që tregojnë lirimin nga burgu të Musine Kokalarit dhe vendimin e internimit nga komisioni përkatës. Musineja u lirua nga burgu më 8.10.1961. Nuk jetoi asnjë sekondë në Tiranë pasi Komisioni i Internim Dëbimeve pranë Këshillit të Ministrave me vendimin nr.53, datë 30.8.1961, e kishte internuar në Rrëshen.

Në fletën e lirimit ka disa pasaktësi rreth akuzave, ndërsa në fletën e internimit ka një parashikim të gabuar për lirimin, pasi ajo doli nga burgu një muaj më vonë. Në fletën e lirimin, Musineja cilësohet rrobaqepëse, profesioni që ajo pati ushtruar në Punëtorinë Qendrore të Artizanatit. Regjimi i kriminelëve dhe injorantëve nuk e duronte dot këtë intelektuale. Inferioriteti i bënte edhe më kriminelë persekutorët e Musinesë.

Kush ishte Musine Kokalari?

Musine Kokalari ka qenë shkrimtarja e parë grua shqiptare, disidentja e parë grua në të gjithë perandorinë komuniste, themeltare e një partie opozitare.

E burgosur politike, që pas 20 vitesh burg, do të mbyllte sytë në internim.

10 vjet më vonë, më 1993, kur diktatura komuniste kishte rënë, do të dekorohej nga Presidendi me medaljen “Martir i Demokracisë” dhe së fundmi “Nderi i Kombit”.

Musine Kokalari, pasi kryen shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” në Tiranë, më 1937, shkon për studime në Universitetin e Romës, në Itali, del me rezultatet më të larta

“Për shëndetin tim nuk i drejtohem kujt, aq më pak atij që kishte në dorë të më lehtësonte dënimin”.

Bashkëkohësit tregojnë se nuk iu dha mundësia as të kurohej në spitalin onkologjik. Vdiq e vetme dhe u varros nga varrmihësit. Kur e zhvarrosën vite më vonë, u pa se duart e saj ishin të lidhura me tela me gjemba.

Please follow and like us: