Albspirit

Media/News/Publishing

Zyrtari europian, apel për Metën: Nëse je socialist i vërtetë, hiq Ramën nga qeveria

Në protestën e opozitës ditën e sotme, përveç zyrtarit të partisë së Angela Merkel, kryetari i PD kishte ftuar edhe kryetarin e  unionit të të rinjve të djathtë në Europë, Javier Hurtado Mira. Gjatë fjalës së tij pas mbështetjes që i ofroi të rinjve dhe njerëzve që kërkonin demokracinë dhe shtetin e lirë, Javier  i bëri thirrje kryeministrit Rama që të linte qeverinë.
Ai gjithashtu pati edhe një mesazh për kreun e LSI-së, Ilir Meta ku i tha se duhet të merrte përgjegjësinë për të nxjerrë Ramën nga qeveria.
“Ne i kërkojmë Ramës që të lërë qeverinë dhe Metës të marri përgjegjësinë, Meta nëse je socialist i vërtetë, nxirre Ramën nga qeveria”, tha Javier Hurtado Mira.
Ndër të tjera zyrtari evropian përgëzoi të rinjtë shqiptarë, pasi sipas tij ata i jepnin kurajë europianëve për të ecur para.
“Vij nga Spanja, kam ardhur shumë herë këtu, është një vend që në fillim nuk e kupton mirë, por pastaj arrin ta duash, se është e mbushur me njerëz fantastikë që flasin me zemër. Dua që mos ta lini këtë luftë kundër kriminelëve në parlament. Kemi detyrën t’i tregoni Eruopës që Shqipëria është një vend i pastër. Është një vend i ri, dhe sot jeni shumë të rinj, jeni guximi që ne europianëve na jepni kurajën që të ecim para. Kjo është e ardhmja, ne jemi miq të Shqipërisë dhe njerëzve që duan demokracinë”, tha ai.

Please follow and like us: