Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha: Rama nxjerr Prengën nga dritarja për ta futur nesër nga dera

Ish­-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e deputetit Armando Prenga.

Me anë të një statusi në ‘Facebook’ Berisha e cilësoi dorëzimin e mandatit nga Prenga si përdhosje të ligjit dhe një akt sipas tij pa vlerë që është nul.

“Rama nxjerr Prengen nga dritarja per ta futur ne parlament nga dera! Te dashur miq, dorezimi i mandatit nga vrasesi, trafikanti, hajduti ordiner, Armando Rama, eshte poshterim per mandatin, perdhosje per ligjin, menderosje per parlamentin dhe eshte akt pa asnje vlere, nul and void! Me kete akt, Edvin Kristaq Prenga kerkon te nxjerre banditin, vrasesin nga dritarja per ta futur neser nga dera! sb”, citohet në mesazhin e ish kryeministrit.

Please follow and like us: