Albspirit

Media/News/Publishing

Dokumentet e CIA, Enver Hoxhës ju ofruan ndihma humanitare më 1953 por i refuzoi, ja si propagandonin agjentët duke lëshuar ushqime me parashuta në zonat e varfra, zbardhen kritikat e Hasan Dostit

Agjentë e CIA kanë përdorur lloj, lloj teknikash gjatë regjimit komunist për rrëzimin e Enver Hoxhës. Në një dokument të deklasifikuar, tregohet se ata ndërmorën disa misione duke lëshuar ndihma për shumë familje në zonat malore, ku dhe përmes këtyre ndihmave propagandonin nxitjen e rebelimit. Nga ana tjetër aty thuhet se më 1953 përmes Komitetit për Shqipërinë e Lirë Enver Hoxhës ju ofruan ndihma humanitare, por ai i refuzoi.

Korrik 1953

Lufta psikologjike

Rinisja e lëshimit të artikujve ushqimorë në vendet satelite për qëllime propaganda

Pas ndërprerjes së lëshimit të sendeve ushqimore për arsye të propagandës anti-amerikane për luftë bakterilogjike, lëshimet e reja janë pritur me sukses nga popullata dhe efekti i fushatës komuniste ka qenë i vogël. Lëshimet e reja janë shoqëruar me mesazhin e ofertës së Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë (NCFA) për liderin komunist Enver Hoxha, ku ofrohet ndihmë humanitare për popullin në një kohë vështirësish të mëdha, e cila u refuzua. Aktualisht kemi rezerva të bollshme artikujsh për lëshime si dhe një numër të madh parashutash jo të kushtueshme për operacionet. Eksperienca jonë tregon se lëshimet ushqimore bëhen relativisht me lehtësi, teksa fushata armike e luftës bakteriologjike e vitit të kaluar e ka humbur efektin. Sido që të jetë duhet bërë kujdes që lëshimet të mos përfundojnë në duar të komunistëve.

Memorandumi tregon se britanikët, me të cilët ne koordinojmë shumë operacione, kanë një numër t madh artikujsh në ambalazh plastik, që duhet të hidheshin që prej fillimit të vitit 1953 për llogari të NCFA. Megjithëse britanikët besojnë në efektin psikologjik të lëshimit të sendeve ushqimore, ata iu bindën ndalimin të veprimin nga CIA, teksa rregullisht janë interesuar për rinisjen e tyre. Sipas situatës në shumicën e vendeve satelite sovjetike, besohet se është momenti i përshtatshëm rinisjen e lëshimeve të propagandës, kryesisht me sende ushqimore dhe disa sende përdorimi shtëpiak, të cilat plotësojnë fushatën e fundit të suksesshme të broshurave anti-komuniste në tre vende t Ballkanit, Shqipëri, Bullgari e Rumani. Prandaj i rekomandohet degës të hiqen ndalesat e lëshimeve të propagandës që ne dhe britanikët të vazhdojmë menjëherë me këtë mjet të testuar dhe mjaft efektiv.

Raport i Partisë Demokratike Agrare Shqiptare

Kryetar Hasan Dosti

Zoti kryetar, zonja e zotërinj:

Është një privilegj i madh të flas sot në Washington, në kryeqytetin e botës dhe djepin e lirisë e demokracisë, në këtë sallë ku mblidhet Unioni Ndërkombëtar Agrar, përpara këtij auditori plot me elementë të demokracisë ndërkombëtare në të gjithë format e shprehjet e saj. Unë flas për llogari të Partisë Demokratike Agrare “Ballit Kombëtar” të një vendi të vogël, të Shqipërisë së pafat. Ligjet e natyrës bëjnë që edhe dëshirat e popujve të vegjël, për arsye të meritave të tyre apo të pozitës gjeografike të vendit të tyre, të luajnë një rol në plotësimin e misioneve të mëdha në historinë e civilizimit. Edhe grekët ishin një popull i vogël por kultura e tyre u shpërnda në të gjithë botën, madje edhe sot influenca e tyre në Ballkan ka një rëndësi të madhe. Grupet etnike të sllovenëve dhe kroatëve kanë qenë të vogla, por përpjekja e tyre ka qenë e madhe kundër vendosjes së gjermanizimit në Mesdhe. Shqipëria është një nga vendet më të vogla në Evropë por pozita e saj gjeografike është shumë e rëndësishme nga dy pikëpamje, nga ajo strategjike dhe detare. Po ashtu të rëndësishme janë dhe burimet e saj materiale si nafta, bakri, kromi dhe bitumi.

Roli i rusëve

Populli shqiptar është gjithashtu mjaft i zoti. Ata janë dalluar për mbijetesën e tyre punëtore fshatare në zonat fushore dhe malore të vendit, dhe veçanërisht për shpirtin e tyre luftarak.

Rusia sovjetike i ka marrë në konsideratë këta faktorë, dhe pasi i ka studiuar tani po i shfrytëzon. Shqipëria është në vend me një strukturë sociale e ekonomike fshatare. Populli i saj është shumë i lidhur me idenë e familjes, tokës dhe të lirive individuale e kombëtare. Ideologjitë komuniste e socialiste kanë qenë më parë të huaja për ta. Por forca është forcë! Kur ajo ushtrohet dhunshëm dhe në mënyrë asimetrike jep efektet e saj. Qëllimi im nuk është t’ju tregoj për lindjen e formimin e komunizmit në Shqipëri, por do të kufizohem në disa fjalë. Deri tani Moska nuk ka lejuar ekzistencën e një partie shqiptare komuniste, duke e quajtur atë Partia e Punës, e cila as nuk përfaqësohet në grupin e Comintern. Përse kështu? Një mister i Kremlinit! Komunizmi në Shqipëri është diçka e huaj dhe e importuar nga politika ndërkombëtare. Bolshevizmi gjithmonë ka ditur të punojë me takt, duke shfrytëzuar kushtet e brendshme të vendeve dhe ndarjet etnike mes tyre. Shqipëria është një vend i paarsimuar dhe idetë e para të së majtës ekstreme erdhën nga Vjena. Ky aktivitet nuk kishte si qëllim përhapjen e komunizmit por krijimin e kushteve për themelimin e një federate të mundshme ballkanike.

Situata në vend

Në Shqipëri nuk ka universitetet dhe të rinjtë studiojnë në vende të huaja si Athinë, Beograd e Romë. I pari që solli themelet e ideologjisë komuniste në Shqipëri ishte Ali Kelmendi, i riu shqiptar i universitetit të Beogradit, por deri në vitin 1941 kjo lëvizje nuk kishte formë dhe përbëhej vetëm prej disa studentëve dhe punëtorëve. Partia komuniste shqiptare nisi të manifestonte veten pas vitit 1941 me organizimin dhe disiplinimin sipas partisë komuniste të Jugosllavisë. Këta të fundit dërguan dy delegatë, Dusham Makosha dhe Miladin… për të vënë në lëvizje aparatin e partisë. Por ajo nuk u paraqit si një lëvizje komuniste pasi populli nuk do ta pranonte, kështu që mori si synim luftën kundër pushtuesve të huaj. Kështu pra Moska me anë të Vienës dhe më pas komunistëve jugosllavë, krijoi kushtet për lëvizjen komuniste shqiptare, teksa lideri i saj Enver Hoxha e vuri veten në shërbim të Republikës Federale të Jugosllavisë. Sipas fakteve të dala në dritë kohët e fundit, Hoxha i ka propozuar dy herë Jugosllavisë që Shqipëria të bëhej republika e shtatë e Jugosllavisë, me kusht që Jugosllavia të integronte Shqipërinë, Kosovën dhe krahinën e debatuar të Metohijes me të drejta të pranueshme për minoritetet. Marshalli Tito i ndikuar nga rrethana të brendshme e të jashtme, nuk e pranoi propozimin e qeverisë shqiptare, dhe në qershor 1948 pas prishjes së Moskës me Beogradin, Enver Hoxha u detyrua të ndahej me Beogradin dhe të vihej në dispozicion të Moskës.

Organizimi i policisë

Nuk dua të zgjatem shumë me përshkrimin e pushtetit të sovjetikëve në Shqipëri mbi aktivitetet publike dhe sekrete të saj, por në Shqipëri sot nuk ekziston një qeveri, madje as kukull.

Policia organizohet e komandohet nga specialistë të Moskës, dhe funksionon sipas metodave të saj leniniste. Me anë të aktiviteteve të saj ajo mbush burgjet e kampet e përqendrimit, e më pas varrezat. Policia vret me plumb ose me varje, si dhe me torturat në kampet e përqendrimit.

Kohët e fundit regjimi i kuq ka gjetur një tjetër mënyrë gjenocidi: deportimet apo internimet e brendshme. Shumë njerëz nga zonat veriore malore të vendit, ku rezistenca është më e fortë, janë detyruar të lënë shtëpitë e të parëve të tyre për t’u vendosur me forcë në kënetat dhe fushat e Myzeqesë. Pasojat e kësaj politike janë mjaft të rënda: Njerëzit e rritur në klimën e shëndetshme malore vdesin nga malaria e mungesa e kushteve sanitare. Minierat shfrytëzohen nga teknikët e sjellë nga Moska dhe shqiptarët përdoren vetëm si forcë krahu.

Reforma agrare

Qeveria për të fituar simpatinë e fshatarëve zbatoi reformën agrare duke ndarë tokën te fshatarët. Por më vonë tokat më pjellore u vunë nën regjimin e Kolkhoz. Edhe fermerët e maleve duhet të jepnin një pjesë të prodhimit për kooperativat shtetërore, kështu që u kolektivizuan të gjithë sektorët e ekonomisë. Dihet që Karl Marks ka thënë se feja është opiumi i popullit dhe këtë koncept bolshevizmi e ka bërë parim kryesor të programit të tij. Agjentët e Moskës përdorin të njëjtat manovra edhe në Shqipëri. Persekutimet ndaj klerit mysliman e ortodoks janë të papërshkrueshme.. dhe gjithashtu kundër kishës katolike shqiptare. Ata kanë detyruar të formojnë të ashtuquajturën Sinoda Kombëtare Shqiptare Katolike, me disa priftërinj të terrorizuar që kanë shpallur ndarjen nga kisha katolike dhe selia e shenjtë, diçka e paprecedentë në historinë e kristianizmit. Këto të gjitha janë të urdhëruara nga Moska, por cilat janë qëllimet e vërteta të saj? Historia e njeh testamentin e Carit rus piteri i Madh, që ka kërkuar hyrje në detet e ngrohta të Mesdheut, por kjo është u vështirësua nga gjeografia fizike dhe fuqia e perandorisë osmane. Për të realizuar këtë aspiratë, Rusia e Romanovit ka bërë dhjetra luftëra me turqit, francezët dhe anglezët prej shekullit të 17-të, ndërsa tani oficerët dhe ushtria e Moskës kërkojnë të shtien në në dorë bazat shqiptare për të sunduar në Adriatik dhe për të sulmuar Perëndimin.

Por jo, Mesdheu është baza e civilizimit perëndimor, për të cilin kanë kontribuar të gjithë popujt përfshi edhe shqiptarët. Prandaj ne duhet të bashkëpunojmë me të gjithë elementët e demokracisë për ngritjen e vendeve të lira anti-komuniste.

6 shkurt 1953

Plani i grushtit të shtetit në Shqipëri

1.  Situata e përgjithshme: Është marrë vendimi për të kryer një grusht shteti të fshehtë në Shqipëri, të mbështetur multilateralisht nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e Jugosllavisë, për të përmbysur regjimin aktual të Enver Hoxhës dhe zëvendësimin e tij me një qeveri shqiptare të lirë e të pavarur. Ndër forcat mike listojmë grupet e mëposhtme, sipas negociatave të kryera nga Departamenti Amerikan i shtetit:

a.  Lidhja e Prizrenit, e cila është shkrirë me Komitetin Kombëtar të Shqipërisë së Lirë sipas udhëheqje së përbashkët amerikane e jugosllave. NCFA do të jetë më tej instrumenti i krijimit të qeverisë së përkohshme në Shqipëri.

b. Jugosllavia do të lejojë operacionet e nevojshme paramilitare të nisin dhe të mbështeten nga bazat brenda territorit të saj, nën mbikëqyrjen e selisë kryesore të përbashkët të drejtimit.

c. Jugosllavia do të furnizojë operacionin me forcat e refugjatëve shqiptarë dhe të vullnetarëve, për kompletimin e fazës paramilitare të grushtit të shtetit, dhe do të japë asistencë të mëtejshme për zhvillimin e planit të detajuar.

d. Forcat e armatosura greke dhe jugosllave do të punojnë për të mos lejuar përforcimin e forcave armike shqiptare, nga sovjetikët apo satelitët e tyre, duke ndaluar fluturimet mbi territorin e tyre deri sa grushti i shtetit të jetë siguruar.

e. Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të japin mbështetje ushtarake për Jugosllavinë dhe Greqinë, në rast të një pushtimi të mundshëm nga forcat sovjetike apo satelitët e tyre.

f. Forcat detare amerikane do të nisin manovrat ushtarake në detin Adriatik që prej nisjes së sulmit deri në sigurimin e grushtit të shtetit për të dekurajuar një afrim të forcave sovjetike apo të satelitëve të tyre.

Hipoteza të tjera

Me anë të negociatave që kanë nisur nga Departamenti Amerikan i shtetit, Franca, Turqia dhe Itali do të njihen deri në një farë mase me qëllimet e Aleatëve për nisjen e grushtit të shtetit dhe do të aprovojnë grushtin e shtetit moralisht. SHBA, Britania, Franca, Italia e Turqia do të njohin qeverinë e re të përkohshme shqiptare sapo ajo të vendoset. Aleatët do të marrin të gjitha masat e deklaruara për të ruajtur pavarësinë e plotë të Shqipërisë së çliruar.

Misioni dhe koncepti

Misioni është përmbysja e regjimit të Hoxhës dhe vendosja e regjimit të një qeverie të lirë e të pavarur në Shqipëri, me anë të një grushti të fshehtë të shtetit gjatë një periudhe ende të pacaktuar, me ditë të parashikuar të nisjes së sulmit 1 korrik 1954. Koncepti. Me anë të sulmit simuluan të kapet dhe të sigurohet zona e Tiranës dhe të neutralizohen apo të sigurohet kontrolli i forcave kryesore kundërshtare në zonat rrethuese. Të kapet çdo lider i rëndësishëm qeveritar dhe të vendosen zyrtarë të qeverisë së përkohshme në vend të tyre. Të reklamohet çlirimi i Shqipërisë. të konsolidohet kontrolli i qeverisë qendrore.

Please follow and like us: