Familja gjermane që u vendos në Siberi thuhet se është larguar nga Rusia
Një familje gjermane me 10 fëmijë, që ishte vendosur në Siberi, raportohet se janë kthyer në Gjermani, vetëm pak muaj pasi u zhvendosën në Rusi.
I lindur në Rusi, Eugen Martens, 45 vjeçar, i kishte thënë Radios Evropa e Lirë në janar se kishte aplikuar për riatdhesin në kuadër të një programi të qeverisë ruse në muajin tetor. Ai më pas, në dhjetor, u vendos së bashku me familjen e tij në Kyshtovka, një fshat në Novosibirsk Oblast.
Martens dhe gruaja e tij Louisa, kanë lindur në Omsk Oblast të Siberisë, dhe ishin në mesin e qindra mijëra gjermanëve etnikë të cilët kishin emigrar nga ish-Bashkimi Sovjetik në Gjermani në vitet e 90-ta.
Por kthimi i kësaj familjeje në Rusi u bë lajm. Martens ka thënë se u shpëngul në Rusi për shkak të shqetësimeve, të cilat ai i ka përshkuar si “liberalizimi seksual” i shoqërisë gjermane dhe fluksi i refugjatëve në Gjermani.
Mediat ruse kanë cituar sot një mik të familjes në Kyshtovka, që ka thënë se familja më 24 shkurt është larguar për në Gjermani.
Autoritetet lokale kanë thënë se shtëpia ku familja kishte jetuar në Kyshtovka, qe disa ditë është e zbrazët.
Megjithatë, në raportimet e mediave ruse nuk është dhënë arsyeja se pse ata janë kthyer në Gjermani.