Albspirit

Media/News/Publishing

Gerta Heta rrëfen dhimbjen pas humbjes së një prej binjakeve: Për një vit nuk i shkova as te varri

Moderatorja Gerta Heta, e cila prej 7 vitesh është martuar me futbollistin nga Kroacia Matko, ka ndarë sërish me publikun dhimbjen e madhe që i duhet të kalonte, pas humbjes së një prej binjakeve të saj. Tashmë ajo i gëzohet dy vajzave, Luna, pothuaj 6-vjeçare dhe Matea, një 1 vjeç e gjysmë. Teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Rudina’, Gerta ka rrëfyer se si e gjeti forcën brenda vetes për të luftuar për Matean.

“Nuk përshkruhet me fjalë. Është fundi i botës, është shumë e vështirë dhe kjo as që mund të përshkruhet me fjalë” -shprehet moderatorja.

Por, ajo pohoi se gjeti forcë për të ecur përpara për dy vajzat e saj. “Gjatë kohës që isha shtatzënë me binjaket isha tip që lexoja, kisha lexuar shumë…. Në atë periudhë, unë ndërpreva leximet dhe prisja mrekullinë. Nuk kisha asgjë çfarë të bëja në ato momente dhe gjithçka e lashtë në dorë të Zotit për dy muajt që qëndrova në spital. E vetmja gjë që bëja me shumë dashuri ishte mbajtja e kangurit, ato ushtrimet duke mbajtur bebet që i bënim dy herë në ditë. Jetoja vetëm me momentet e kangurit… duke shpresuar. Dhe, falë Zotit, Matea sot është mirë.”, tha Gerta.
gerta-1.png

Ajo shtoi se për gati një vit nuk mundi dot t’i shkonte as tek varri vogëlushes që u nda nga jeta pas lindjes. “Për një vit nuk gjeja forcën t’i shkoja dot te varri, nuk mund të shkoja. Unë nuk isha as kur u varros, sepse isha në spital dhe as për një vit nuk shkova dot. Vetëm qaja çdo ditë. Pas një viti, gjeta forcën të shkoja dhe kam qarë me dënesë. Kisha një vit që qaja çdo ditë. Dhe pas asaj dite, u bëra më mirë, e ndjeva veten më lehtë. Por unë duhet të gjej forcën për dy vajzat e tjera. Jeta vazhdon për të gjithë, dhimbja e nënës mbetet aty”, pohoi Gerta.

Please follow and like us: