Janë rikthyer protestat kundër qeverisë në kryeqytetin rumun Bukuresht
Janë rikthyer protestat kundër qeverisë në kryeqytetin rumun Bukuresht. Rreth 3,000 njerëz janë mbledhur mbrëmë para ndërtesës së parlamentit, duke akuzuar qeverinë për përpjekje për të dobësuar ligjet kundër korrupsionit zyrtar dhe duke kërkuar dorëheqjen e saj.
Demonstruesit kanë formuar një flamur të madh të Bashkimit Evropian me fletë letre dhe rroba.
Ata kanë thënë se protesta e tyre sinjalizon mbështetjen për BE-në dhe vlerat e saj.
Rumunët kanë nisur protestat natën qysh në fillim të shkurtit, pasi kryeministri Sorin Grindeanu ka nënshkruar një dekret që do t’i lehtësonte dënimet për zyrtarët e korruptuar. Dekreti më pas është shfuqizuar, por protestat vazhdojnë.
Please follow and like us: