Albspirit

Media/News/Publishing

Kandidati i PS në Lezhë: Kam bërë vetëm dy muaj burg, dua mandatin e deputetit Prenga

Kandidati i fundit në listën e socialistëve të Lezhës, Kastriot Piroli pretendon se të marrë ai mandatin që Prenga dorëzoi fundjavën e shkuar.
“Unë tashmë jam në shërbim prove. Më kanë ngelur dhe dy muaj. Gjykata e Apelit më la në shërbim prove për 12 muaj. Unë do të kryej të gjitha veprimet procedurale në kërkim të mandatit. Do të plotësoj formularin e dekriminalizimit dhe do të pres. Deri më tani nuk më ka kontaktuar as Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nuk jam kontaktuar as nga Partia Socialiste e as nga Edi Rama. Unë kam pretendime për mandatin sepse kam qenë pjesë e kësaj liste dhe kam bërë fushatë. Burg kam bërë vetëm dy muaj dhe më pas kam qenë në shërbim prove”, tha Kastriot Piroli për mediat.  KQZ është e detyruar të verifikojë një herë të vetmin kandidat që PS në Lezhë ka në dispozicion: Kastriot Pirolin. Por edhe ky person rrezikon të mos e marrë mandatin.  Ai është gjykuar dhe dënuar për shpërdorim detyre pasi ka qenë drejtor i Hipotekës së Kurbinit, madje ka bërë edhe dy muaj burg për këtë çështje.

Please follow and like us: