Albspirit

Media/News/Publishing

Kërkohet shkarkimi i kreut të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Anëtarët e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare kanë depozituar një kërkesë zyrtare në Kuvend, ku kërkojnë lirimin nga detyra të kreu të Autoritetit, Enkeleda Shehi.

Shkresa mban datën 22 shkurt e ka të bashkëlidhur edhe një vendim të një dite më parë, ku përcaktohen edhe arsyet mbi të cilat argumentohet kjo kërkesë që i drejtohet kreut të komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, e për dijeni edhe kabinetit të kryeministrit, shkruan “Scan Tv”.

“Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në mbledhjen e darës 21 shkurt 2017 shqyrtoi përputhshmërinë ligjore të veprimtarisë së Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv dhe vendosi t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë lirimin e znj.Enkeleda Shehi nga detyra e anëtarit të Bordit, në funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të AMF”, shkruhet në kërkesë.

Përplasjet mes kreut të AMF dhe anëtarëve të Bordit janë shfaqur në publik që në mesin e vitit të kaluar e kishin të bënin kryesisht me vendimmarrjen e me rekrutimet në institucion.

Please follow and like us: