Kim Jong-un ekzekuton me raketa 5 zyrtarë të lartë të Koresë se Veriut
Koreja e Veriut ka ekzekutuar pesë zyrtarë të lartë të sigurisë me raketa anti-ajrore, sepse kanë bërë raporte të rreme që kanë “tërbuar” liderin suprem të shtetit të izoluar, Kim Jong-un.
Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia e Spiunazhit të Koresë së Jugut, e cila është mëse e bindur se pesë zyrtarë koreanoverior në departamentin e sigurimit të shtetit u ekzekutuan me raketa anti-ajrore.
Ky ekzekutim i bujshëm vjen ndërkohë që Malajzia po heton vrasjen e vëllait të tij, Kim Jong Nam. Edhe pse hetimi është ende në vazhdim e sipër, Koreja e Jugut beson se Kim Jong Un ka qënë ai që urdhëroi ekzekutimin e tij.
Megjithatë ata janë shprehur se nuk është e qartë se çfarë raportesh false kanë bërë viktimat, shkruan “New York Post”.