Komplot për të vrarë Trump, 2 përfaqësues të lartë amerikanë në pranga
Dy përfaqësues të lartë të Shteteve të Bashkuara u arrestuan mbi një “komplot serioz” për vrasjen e Presidentit Donald Trump, shkruan“24 America News”
Harold Spunkmeyer dhe Johnathon Leominster Jr janë marrë dhe dërguar në ambientet e ushtrisë nën dyshimin e terrorizmit dhe komplotit për vrasjen e Presidentit. Disa nga ndihmësit e tyre të afërt si edhe pjesëtarë të familjes, gjithashtu janë ndaluar.
Një repart special i Shërbimit Sekret po heton mbi rrjetin e tyre të afërt të miqve që mund të kishte goditur Presidentin Trump.
Sipas një raporti, të dhënat ishin mbledhur nga kompjuterët ku ata planifikonin t’i zinin pritë presidentit gjatë udhëtimit të tij në Florida.
Akoma nuk është e qartë se ku do të kryheshin saktësisht sulmet por agjenti i ngarkuar me çështjen e hetimit tha se ata ishin të sigurt se plani për vrasjen e Trump ishte mëse serioz.