Lunacek u rikërkon pesë shteteve të BE ta njohin Kosovën
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, në një debat për Raportin e 2016’s të Komisionit Evropian për Serbinë, ka vlerësuar se mbetet ende shumë për t’u bërë në dialogun me Kosovën.
Gjatë debatit, Lunacek ka kujtuar sot se u ka bërë thirrje pesë shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë, raporton Gazeta Express.
“Në raportin tim kam nxitur 5 shtetet e mbetura të BE’së që ta njohin Kosovën”, ka shkruar Lunacek në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, duke iu referuar Raportit të 2016’s të Komisionit Evropian për Kosovën.
Lunacek ka komentuar edhe për çështjen e Demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
“Shpresoj se Kuvendi i Kosovës ta miratojë sa më shpejt të jetë e mundur marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi”, ka shkruar Lunacek në rrjetin social. /Express/
Please follow and like us: