Albspirit

Media/News/Publishing

Media greke japin alarmin: Shqiptarët po na bombardojnë me drogë

Nga “kanabistani” shqiptar që vitin e kaluar prodhoi sasinë rekord të drogës në 20 vitet e fundit, me plantacione thuajse në të gjithë territorin e vendit, po vërshojnë sasi të mëdha në çdo mënyrë të mundshme, nga toka dhe deti, në drejtim të Greqisë dhe Italisë.
Vetëm në veri-perëndim, vetëm në një muaj e gjysmë nga fillimi i këtij viti, policia ka sekuestruar në total më shumë se 1.5 ton hashash. 3.7 ton janë sekuestruar në vitin 2016 dhe vetëm 400 kilogram në vitin 2015.
Një pjesë e madhe e 3.7 tonëve të vitit të kaluar u kapën në muajt e fundit të 2016 –ës. Kësaj duhet t’i shtohen edhe sasitë e konsiderueshme që janë kapur gjatë muajve të fundit nga autoritetet në portin e Korfuzit dhe në aksin Igumenicë – Prevëzë. Sasi të mëdha të hashashit shqiptar janë sekuestuar edhe në rajone të tjera të vendit.
Në të njëjtën kohë në Adriatik është një luftë e vazhdueshme të përditshme në mes të autoriteteve italiane, të udhëhequr nga Guardia di Finanza dhe shqiptarëve që transportojnë sasi të mëdha të hashashi, kryesisht të papërpunuar.
Trafiku kryhet në Bari, në Brindisi, në Lecce, në ngushticën e Otrantos, në detin Egje drejt Korfuzit në një distancë më pak se 80 kilometra nga ishulli i Othonous, dhe Gjirin e Tarantos, ku shqiptarët kontrabandistët gjejnë strehë në bashkëpunim me mafian italiane.
Në luftën me trafikantët shqiptarë të hashashit, autoritetet italiane kanë edhe ndihmën e FRONTEX.
Raportet negative nga organizatat ndërkombëtare dhe veçanërisht nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe sulmet e forta ndaj kryeministrit të Shqipërisë nga opozita, e cila e akuzon atë se e ka kthyer vendin në “kanabistan”, e kanë detyruar Edi Ramën të thyhet.
Mijëra shqiptarë të udhëhequr nga opozita kanë dalë në rrugë që nga fillimi i javës për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë së tij. Ata e akuzojnë atë se ai dhe partia e tij janë të lidhur me trafikun e drogës, me paratë e të cilit do të financojnë fushatën zgjedhore.
Nga ana e saj qeveria e Edi Ramës përpiqet të tregojë se po punon shumë mirë me autoritetet italiane në luftën kundër kultivimit dhe trafikut të kanabisit.
Kjo sipas palës shqiptare ndodh edhe në Greqi, port ë dhënat aktuale tregojnë falimentimin e autoriteteve shqiptare.
Në kundërshtim të vazhdueshëm me një seri elementësh për plantacionet e mëdha të marijuanës, Edi Rama thjesht bën një lojë numrash.
Në fillim të tetorit, kreu i policisë shqiptare deklaroi se në vitin 2016 shkatërroi një total prej 2.5 milion bimë kanabis në të gjithë vendin, ku në vitin 2013 shifrat flisnin për rreth 90.000 rrënjë, në vitin 2014 për 530.000 dhe në vitin 2015 arriti në 780.000.
Megjithatë, të dhënat nga muajt e fundit të vitit 2016 dhe të fillimit të vitit 2017 tregojnë se ngarkesa shumë të mëdha hashashi po vijnë në Greqi e Itali nga trafikantët shqiptarë.
Të dhënat për vetëm 40 ditë të parë të vitit 2017 tregojnë se vetëm Guardia di ka konfiskuar 9 ton hashash shqiptar. Kjo është 1/3 e sasisë së kapur gjatë gjithë vitit 2016.
Guardia di Finanza dhe roja bregdetare italiane ka përdorur anije moderne detare dhe aeroplanë e helikopterë patrullojnë nga ajri.
Natën e 17 shkurtit një kamion i verdhë me targa shqiptare arriti në Kakavijë në anën greke dhe kishte kaluar pa pikën e kontrollit kufitar shqiptar.
Policia dhe doganat i kanë kërkuar shoferit shqiptare të parkojë në një pikë të caktuar në mënyrë që të kontrollohet.
“Unë nuk transportoj asgjë, janë kamion bosh,” tha ai. Por kur iu kërkua të hapë derën u lëshua me vrap në drejtim të doganës shqiptare, e cila është vetëm 150 metër larg nga dogana greke.
Ai u zhduk dhe asnjë nga oficerët shqiptarë nuk lëvizi për ta arrestuar.
Kur kamioni u kontrollua nga policët dhe doganierët grekë u zbulua se poshtë pjesë së dyshemesë së kamionit ishte fshehur 1 ton hashash i vendosur në qindra pako, që kishin kaluar pa u vënë re edhe nga pajisja e veçantë e “skanimit” të autoriteteve shqiptare.
Trafikanti është identifikuar nga policia greke, e cila ka të dhëna të plota që i janë vënë në dispozicion policisë shqiptare. Por deri tani ai nuk është kapur.
“As që kanë për ta kapur ndonjëherë, pasi thjesht nuk duan. Njërin që kishte heroine, pak ditë më vonë e kapën. Kush jep para, gjobën, nuk preket”, thotë për Ethnos një zyrtar me përvojë të gjatë në operacionet anti-drogë në kufirin shqiptaro-grek dhe në bashkëpunimin me policinë shqiptare. Ky bashkëpunim nuk ka sjellë nivelin e pritshëm operacional, ndërsa në takimet që kanë ndodhur në të kaluarën dhe ka pasur humor, pasi përfaqësuesit e palës tjetër u përpoqën të nxjerrin informacione nga policia greke për rastet e ndaluara.
Në të njëjtën kohë, disa herë ka pasur ngurrim nga policia shqiptare për të vepruar, madje edhe në rastet e rrjeteve kriminale të njohur. Në një rast të ngjashëm, policët  grekë u bënë dëshmitarë të ikjes dhe shpëtimit të disa trafikantëve të drogës dhjetëra metra larg nga kolegët e tyre shqiptarë, të cilët i shikonin ata duarkryq.
Shefi i Policisë Kostantinos Tsuvalas, që gjenden prej mesit të javës së kaluar në Janinë, vlerësoi udhëheqjen lokale të Policisë për performancën e saj në këtë fushë. Ai është nga kjo zonë dhe e njeh mirë atë. U foli privatisht të zyrtarëve të luftës kundër narkotikëve dhe u përpoq t’i inkurajojë skuadrat antidrogë duke u folur për jetë që kanë shpëtuar sa herë kanë bllokuar sasitë e mëdha të drogës që kanë tentuar të hyjnë në vend.
Këto skuadra janë rritur ndjeshëm kohët e fundit dhe monitorojë nga afër kufirin me praninë fizike dhe përdorimin e mjeteve teknike, duke bërë kontrolle në rrugë, mbi bazën e informacionit të mbledhur edhe në anën tjetër.
Distanca më e shkurtër nga brigjet shqiptare është ajo me Italinë, 70 km, ndërsa skafet e mbushur me drogë nisen kryesisht nga Vlora dhe Durrësi. Kristi TELIDIS – Vasilis IGNATIADIS, To Ethnos.

Please follow and like us: