Meta me bashkëreporterët e BE: Duhet transparencë maksimale për zbatimin e Reformës në Drejtësi
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti Bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly.
Meta bisedon me bashkeraporterët mbi situatën aktuale politike në vend, mbi avancimin e reformimit të sistemit të drejtësisë dhe mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme. Meta vlerëson punën e Raporterëve dhe bashkëpunimin e ngushtë me Asamblenë Parlamentare te Keshillit te Evropes.
Meta theksoi se situata aktuale politike në vend kërkon përgjegjshmëri nga të gjithë aktorët.
“Duhet transparencë maksimale për zbatimin e besueshëm të reformës në drejtësi dhe në veçanti të ligjit të Vetingut.
Meta: Transparencë për implementimin e procesit të dekriminalizimit dhe për garantimin e standarteve më të larta bashkëkohore për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të qershorit. Shqipëria ka nevojë për një klimë konstruktive e të përgjegjshme politike që rrit kredencialet demokratike të vendit. Klima bashkëpunuese përshpejton hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha Meta.