Ministria e Kulturës premton restaurimin e shtëpisë së autorit Andon Zako Çajupi
Një ekip i Ministrisë së Kulturës ka realizuar një vizitë në Sheper të Zagorisë, për inspektimin e shtëpisë së Andon Zako Çajupit, e cila prej kohësh është është përshtatur për shkollë, por një pjesë e kësaj ndërtese është jashtë çdo funksioni.
Ministria e Kulturës ka bërë një njoftim ku premton restaurimin e shtëpisë së poetit të shquar. Në këtë njoftim konkretisht shkruhet se “Më tej do të pasojë projekti pasi ndërtesa ka nevojë për restaurim, por edhe për kthim në identitet.
Shtëpia e Andon Zakos, është monument i kategorisë i shpallur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me Urdhër Nr. 412, Datë 18/09/2003.
U mrekulluam jo vetëm me bukuritë e natyrës e të fshatit, por sidomos me mikëpritjen e këtyre njerëzve kaq bujare që kanë vendosur të jetojnë aty edhe pse nuk është e lehtë”.
Please follow and like us: