Albspirit

Media/News/Publishing

Një shembull si CNN Greek lexon nacionalizmin shqiptar dhe Bujar Kapexhiun

Një skicë që tregon heronjtë e Revolucionit Grek të 1821, Theodooros Kolokotronis dhe Marko Boçari duke bërë shqiponjën me dy duar u kthye në lajmin viral të fundjavës që lamë pas si një tjetër shfaqje e irredentizmit dhe nacionalizmit shqiptar.
Pothuajse e njëjta optikë e të parit të lajmit nga rrjete prestigjoze nëse mund të quhen kështu  seksioni grek i CNN apo huffingtonpost.gr. Por më shumë se skica në vetvete, çfarë është lajm ka të bëjë pikërisht për mënyrën sesi lidhet rasti konkret me nacionalizmi shqiptar dhe disponimin antigrek të qeverisë shqiptare.
CNN Greek thotë se provokimet e shqiptarëve po kapërcejnë çdo cak, duke iu referuar qarkullimit në rrjetet sociale të skicës që thamë më sipër.  Kjo media e lidh këtë ngjarje nëse mund të quhet ngjarje me rastet e rekrutëve greke më origjinë shqiptare që u fotografuan duke bërë simbolin e shqiponjës, ndërsa  komenton edhe përpjekjen e kryeministrit Rama për të ndarë minoritetin grek nga çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e qeverisë së tij me Greqinë.
Të tjera media ia vënë autorësinë e skicës në fjalë Lëvizjes për Shqipërinë e Bashkuar të kryesuar nga një tip si Tahir Veliu, aktiv në rrjetet sociale dhe faqen e lëvizjes së tij kundër qëndrimit të Greqisë për çështjen çame. Por historia është më banale se kaq, skica në fjalë është “vepër” e Bujar Kapexhiut, botuar në gazetën ‘Mapo’ që në fillim të muajit shkurt. Tahiri vetëm sa e hodhi në Facebook.
Prej këndej nisi filli i lajmit se Shqipëria ka bërë një tjetër hap provokativ ndaj Greqisë dhe këtë e thotë CNN, që lexohet në gjithë botën, ndoshta dhe për aftësinë e saj të për të nxjerrë lajme nga Facebooku.

http://www.cnn.gr/news/ellada/story/69410/proklisi-skitso-kolokotroni-ka…

Please follow and like us: