Përse nuset vendosin vello?
Mbulimi i fytyrës me vello nga ana e nuses është një traditë shumë e lashtë, por të paktë janë ata që e dinë motivin.
E gjitha ka të bëjë me një besëtytni. Ky zakon ka nisur që në kohët romake, kur nuset ishin të mbuluara nga koka deri te këmbët me një vello masiv të quajtur “flammeum’. Kjo sipas tyre do të shërbente për të larguar shpirtrat e këqij në ceremoni, të cilët mund të mallkojnë çiftin.
Një tjetër motiv ka të bëjë me tregtinë. Dikur dhëndurët paguanin për bashkëshorten e ardhme dhe baballarët e vajzave kanë kërkuar t’ia fshehin fytyrën deri në minutën e fundit, në mënyrë që një nuse më pak tërheqës nuk do ta prishë marrëveshjen.
Për disa të tjerë kjo velloja simbolizonte virgjërinë e saj, ndërsa në besimin hebre, perdet apo mbulesa e fytyrës simbolizon që dhëndëri nuk martohet për shkak të asaj se si nusja duket. Me këtë ai thotë “Të dua aq shumë, unë do të martohem edhe në qoftë se nuk mund të shoh fytyrën tuaj”.