Albspirit

Media/News/Publishing

PS s’ka më emra në listë; ja kujt i kalon mandati i Armando Prengës

Deputeti i PS, Armando Prenga, dorëzoi sot mandatin e deputetit. Largimi i tij është një numër më pak për Edi Ramën, por nga ana tjetër mund rë rezultojë mjaft pozitiv për LSI. Në karrigin e Prengës në Parlament pritet të ulet një deputet nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Sipas Kodit Zgjedhor (neni 164, pika 1-3), mandati i kalon kandidatit pasues në listë. Kandidati pasues në listë është Kastriot Piroli, i cili është dhe i fundit në këtë listë, një zyrtar lokal në administratën e Lezhës, i cili ka qenë gjithashtu i dënuar nga gjykata me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Për këtë, PS nuk ka më emra në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Lezhës.
Në këto kushte, mandati i Armando Prengës do t’i kalojë kandidates së LSI, Erisi Zaimi.
PS ka listuar 7 emra në këtë qark, dhe ka fituar vetëm dy mandate: Mimi Kodhelin dhe Armando Prengën. Kur Kodheli u bë ministre, dorëzoi mandatin, të cilin e mori i treti në listë, Arben Ndoka. Ky i fundit u dorëhoq prej akuzave të bëra ndaj tij për problemet e së shkuarës dhe mandati i kaloi Eduard Ndocajt.
Emri tjetër, Ndrec Dedaj u bë kryetar i bashkisë Mirditë, duke e ezauruar të gjithë listën e kandidatëve dhe duke lënë vetëm një emër: atë të Kastriot Pirolit.

Por edhe ky person rrezikon të mos e marrë mandatin. Ai është gjykuar dhe dënuar të paktën nga një shkallë e gjyqësorit për shpërdorim detyre pasi ka qenë drejtor i Hipotekës së Kurbinit, madje ka bërë edhe dy muaj burg për këtë çështje.

Please follow and like us: