Pushteti i biondeve në ekranet shqiptare
Rudina Magjistari
E para ishte Rudina. Prezantuesja e njohur e festivaleve dhe biondja “par exelence” që të gjitha amvisat dashurojnë çdo pasdite në TV Klan. Rudina ka tentuar edhe të ndryshojë pamje, deri edhe në çokollatë, kanellë ose bronx por ju rikthye biondit të saj të vjetër për të qenë më e bukura e ekranit.
Ilva Tare
Ilva Tare, zonja e “Ora News” ka zgjedhur të jetë me një stil praktik, zyrtar, kasket, e ka thelluar ngjyrën bionde me vitet, veçanërisht këtë vit. Mund të thuhet lirisht se është stili që i shkon më shumë me tiparet e theksuara të fytyrës.
Orinda Huta
Baby Doll ose Irish girl, Orinda nuk mund të mos i rrethonte sytë e saj kristal përveçse me flokët e verdhë.
Anila Cela
Ëngjëlli i pasdites së Vizion Plus, ajo arrin “një mision të pamundur”, është bionde, e bukur por e ëmbël dhe delikate si një nënë mund të jetë, Anila nuk ka biond imponues.
Eni Vasili
Gazetarja e politikës me eksperiencë të gjatë, ka zgjedhur ngjyrën grurë me fije. Politicaly correct edhe në pamje, diskrete por me sharm. Ajo do dhe ja arrin të besohet për fjalë e jo për pamje.
Eni Cobani
Eni është drastike, me tipare tejet femërore, të rrumbullakosura e të ëmbla, Eni vendos paqen mes njerëzve por ka gjetur edhe paqe me pamjen e saj me një biond ekstrem, gati në platin. Komplimente meriton për guximin.
Blerta Tafani
Blerta e TVSH-së. Ka ndryshuar pamje totalisht nga vitet e mëparshme duke bërë një prerje të shkurtër të flokëve, si një kopje e bukur e Ilva Tares. I konturon tiparet dhe i shkon me shtatin e hollë. Blerta më shumë se me një gazetare në studio ngjan me një aktore. Vlerë e shtuar kjo.
Alketa Veisiu
Biondja historike e Verës. Regjisorja Grabocka e adhuron. Dhe Alketa duket si një monument i pazëvendësueshëm. Biond sigurisht. Big Up!
Dalina Buzi
Spec djegës miksuar me xhinxher, një bombë. Ta quajmë kusht bionden Dalina, lady anabel. Grricet, gërrmon, rrëmon, shikon dhe vëzhgon, prezanton dhe shkruan. Dalina është personaliteti i fortë” i veshur” me biond. Gjë e rrallë!