Qeveria britanike do ndalojë shtetasit evropianë të shpërngulen në Angli
Muajin e ardhshëm kryeministrja britanike Theresa May ka në plan t’i japë fund të drejtave të shtetasve të BE-së në bazë të lirisë së rregullave të lëvizjes.
Një burim i qeverisë thotë se ajo i frikësohet faktit se “gjysma e popullsisë së Rumanisë dhe Bullgarisë”, mund të vijnë në Britani para së të ndodhë Brexit.
“The Daily Telegraph” raportoi se kryeministrja pritej të njoftonte se shtetasit e BE që do vinin “pas “datës së prerë” të 15 marsit nuk do të kishin të drejtë të shpërnguleshin në Britani.
Megjithatë, sipas planit, 3.6 milionë shtetas të BE-së të cilët janë tashmë në Britani dhe të tjerët që do vijnë para kësaj date do t’i kenë të mbrojtura të drejtat e tyre, e njëjta gjë që u sigurohet shtetasve të Britanisë që jetojnë në BE.
Punëdhënësit britanikë kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me mundësinë e gjetjes së stafit në rastin e një “Brexit të vështirë”, sidomos nëse shtetasve të BE-së u kërkohet të largohen.
Parlamenti Evropian ka deklaruar se është duke hetuar trajtimin që po u bën Anglia shtetasve të BE-së, për shkak të raportimeve se ata janë ndeshur me një “mur burokratik” në momentin që janë përpjekur për të siguruar një të drejtë ligjore për të qëndruar në Britaninë e Madhe.