“Ura e spiunëve”, 55 vjet më parë historia e vërtetë
E gjitha kishte filluar rreth dy vjet më parë. Në maj të vitit 1960, pak para një samiti të planifikuar e të shumëpritur në Paris, mes superfuqive botërore, në kontekstin e Luftës së Ftohtë, u rrëzua në qiejt rusë një aeroplan spiun U-2, “Lady Dragon”.
Incidenti krijoi një trazirë në mbarë botën, duke qenë se shkelja e hapësirës ajrore mes dy fuqive armike, do të thoshte ndezje e shkëndijës së luftës bërthamore, në një kohë tejet të vështirë për administratën në largim të Eisenhouerit. Në komandë të avionit stratosferik ishin Francis Gary Pouers, pilot i forcave ajrore amerikane, dhe agjent i CIA-s.
Aeroplani u rrëzua teksa fluturonte shumë ulët për të shmangur raketat balistike sovjetike, që e goditën mbi qytetin e Sverdlovskut. Eisenhoueri besonte se Pouersi nuk i kishte mbijetuar përplasjes, ose që kishte përdorur agen e vogël me cianur, që u jepej spiunëve. U përgënjeshtrua menjëherë nga Hrushovi, i cili shfaqi në televizion mbetjet e avionit U-2 dhe një Pouers në gjendje të mirë shëndetësore, duke hedhur pashmangshmërisht poshtë, deklaratën e rrejshme të amerikanëve, se fluturimi ishte një mision meteorologjik që kish përfunduar jashtë kursit, duke e nxjerrë SHBA në një pozicion të keq para opinionit publik ndërkombëtar.
Në vitin 1957 u arrestua Koloneli Rudolf Abel, spiun i KGB me origjinë gjermane, në sajë të zbulimit rastësishëm të një (monedhe 10 cent) që kish përfunduar rastësisht në duart e një djali të ri, i cili aksidentalisht zbuloi përmbajtjen, një kod për ndërlidhjen e agjentëve të KGB-së në SHBA.
Kur u vendos shkëmbimi mes dy të burgosurve, president i SHBA ishte John F. Kennedy dhe Pouers kishte vuajtur dy vjet në burgjet sovjetike. Në 10 shkurt 1962 dy fuqitë shkëmbyen spiunët e tyre përgjatë urës së Glienickes, në kufirin midis dy Gjermanive.
Pasi u kthye në SHBA, Pouers do të ndiqej penalisht për mos respektim të planeve të fluturimit dhe procedurave për shkatërrimin e materialeve, si dhe ndoshta vetëvrasjen e tij – Gjykata e Lartë e liroi përfundimisht nga akuzat duke e quajtur një patriota. Pouers do të kthehej në kolaudues profesional për Lockheed, dhe më pas pilot helikopterësh për televizionet. Gjatë një fluturimi për televizionin ku punonte në vitin 1977 helikopteri i tij u rrëzua, duke shkaktuar vdekjen e një prej spiunëve më të famshëm të Luftës së Ftohtë.
Ky fakt historik frymëzoi edhe Steven Spielbergun, që solli në vitin 2015 në kinema filmin “The bridge os spies” (Ura e spiunëve), me Tom Hanks si aktor kryesor. /www.bota.al