Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada e SHBA-ve për largimin e Prengës: Krimi jo me mandat

Ambasada e SHBA ka mirëpritur largimin e ish-deputetit Armando Prenga nga parlamenti. Ky i fundit ditën e djeshme me anë të nje letre drejtuar Kuvendit, dorëzoi mandatin e tij.

Me anë të një njoftimi drejtuar mediave, Ambasada e SHBA-ve pohon se personat me dosje penale nuk kanë vend në Kuvend.

“Personat me dosje penale nuk kanë vend në parlamentin, gjykatat, qeverinë, apo bashkitë e një vendi anëtar të NATO-s i cili gjithashtu synon t’i bashkohet BE-së. Inkurajojmë qytetarët shqiptarë dhe institucionet shqiptare të jenë vigjilentë për parandalimin e kriminelëve nga kandidimi në zgjedhjet e 18 qershorit. Shqiptarët meritojnë të kenë një sistem politik dhe gjyqësor të pastër, pa ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Please follow and like us: