Dëshmia e tmerrshme e ish punonjësit të Bankers: I lanë të vdisnin 3 naftëtarë
Sarçi Jakupaj ka qenë një ish punonjës i Bankers Petroleum. Ai tregoi në “Dritare me Rudinën”, në Vizion Plus, detaje të tmerrshme për atë që ndodh aty, ku shumë punonjës rrezikojnë vdekjen.
“Unë jam një prej ish punonjësve të autoboteve, që injekton ujë gëlqerorë nëpër puset dhe atje bëhet një masakër. Në botin tim ka zëne tre veta gazi, desh kanë vdekur. Grupi i emergjencës së bankers i la që të vdisnin, ndërsa një shofer është futur si polumbar dhe i ka nxjerrë. Prisnin që t’i linin në bot një ditë, derisa ai të lahej boti, pra do t’i varrosnin për së gjalli. Unë kam dy vjet që jam larguar prej Zharrëzës, kam lënë shtëpi, toka, çfarë kam pasur sepse ngrihesha natën i tmerruar kur ndodhnin shpërthime. Më dilte gjumi natën, u tmerruar nga ajo që ndodhte.
I lashë të gjitha. Këtu më ndihmojnë njerëzit e mi, kush me ndonjë ditë pune, kush më paguan qiranë e shtëpisë. Më mirë i vdekur se sa të shkosh atje. Banorët përballen me frikën e vdekjes, përballen me policët që i kërcënojnë, me politikanë që i mashtrojnë. 2 shokët tanë kanë bërë burg se u derdh 200 tonë naftë në puset e kanadezëve, por politikanëve nuk u vjen keq për shtëpitë tona që i kemi ndërtuar me gjak dhe jo me punë shteti. Ne nuk kërkojmë as punë shteti, as rrugë, as energji. Ne duam ajër të pastër dhe shtëpitë që i kemi ndërtuar me djersën tonë. Ne shpresojmë që të zgjidhet problemi i Zharëzës, e nëse nuk zgjidhet, më mirë të vdesim këtu sesa atje”, thotë Saraçi.