Albspirit

Media/News/Publishing

Kreshnik ÇOLLAKU: Amnezia Rilindase dhe MAGA

Analiste rrogëtar te qeverise dhe eksponentë te rilindjes, ne fushatën e panikuar anti proteste dhe anti opozite, ngazëllejnë se kane kapur një lapsus ne një nder sloganet e opozitës.

I janë sulur akronimit MAGA,qe lideri opozitës përdori duke përmbledhur atë çfarë shpreh prej dhjete ditësh ne bulevardin e pushtuar nga qytetaret protestues. Është fakt, se MAGA frymëzohet nga slogani fitues i fushatës se presidentit Trump, “Make America Great Again”. Slogani i Trump evokonte momente të rëndësishme lavdie te historisë amerikane,por gjithashtu ai slogan drejtoi një fushate dhe një vullnet te një kombi për një ndryshim, për te goditur establishmentin, median e korruptuar, per te thare kënetat e sëmundjeve shoqërore. Dhe Trump, ia doli te dale fitues.

Pikërisht, MAGA e propozuar nga Basha, Make Albania Great Again… Përveç përafërsisë akronimike sjell po ashtu te njëjtin vullnet, filozofi e nevoje si ajo e fushatës amerikane te Trump. Basha flet për një republike te re, për vdekje te Republikës se korrupsionit,krimit paaftësisë.

Por Rilindasit pyesin kur ka qene e Madhe Shqipëria? Për ç’lavdi flet Basha?

Unë mendoj se hallin nuk e kanë të lavdia e Shqipërisë, por se shqetësimi real i rilindësve qeveritare është frika se në Shqipëri ndodh ajo çka ndodhi në SHBA, frika se Republika e Re e Bashës është fundi i establishmentit, korrupsionit, krimit, mediave false e të kapura, ndërtimit të një shteti e demokracie fasadë.

Kjo është frika reale e qeveritareve në panik. Ata zvarriten te një element dytësor dhe në dukje naiv. Teza më e re e përpunuar e propogandës qeveritare është çudia e tyre se kur paska qenë kjo kohë e madhe … të cilën Basha evokon. Le ta analizojmë pak.

Mjerisht ky është establishmenti që na qeveris.

Kjo gropë intelektuale e një grupi njerëzish në drejtim të vendit është tragjike.

Nder efektet e frikës llogaritet mpirja e arsyes, kjo është e njohur. Padija genuine nuk përjashtohet gjithashtu në radhët e rilindjes.

Por as kjo nuk më bind. Nëse nuk do të dinin vetë, do të kishte dale ndonjë i ditur ti këshillonte.

Jo më shumë, por me pak dije, do të dinin të shquanin momente për të cilat shqiptarët kanë arsye të ndihen krenarë.

Pasi po, Shqipëria ka qenë e Madhe. Shqiptarët kanë momente të lavdisë historike.

Shqipëria ka qenë e madhe kur u ngrit e përmbysi komunizmin, ka qene e madhe kur u anëtarësua në NATO dhe kur liberalizoi vizat me BE-në kur qeverisnin demokratet…

Shqipëria ka qenë e madhe edhe kur mbajti peshën e luftës e krizës në Kosovë edhe pse qeverisnin socialistë.

Këto e të tjera, janë argumente të thjeshta që një memorie mesatare historike, e intelekt i patrazuar mund t’i identifikoje… Por Rilindasit përpëliten çdo natë nëpër ekrane “të habitur” se kur ka qenë e Madhe Shqipëria.

Intelekti i cunguar, frika, mungesa arsyes, etj., mund të jenë motiv i kësaj amnezie në grup… por unë besoj se motivi i vërtetë është tek simbolika amerikane e këtij sllogani… tmerri se vrulli e vullneti i njerëzve të thjeshte e të ndershëm, i shqiptarëve me shpirtin e lirë, ka mbërritur në atë pikë, sa duke thirrur MAGA edhe në Tiranë do të pastrohen kënetat e sëmura sikundër në Washington, SHBA.

Please follow and like us: