Maqedoni, protesta në rrugë kundër gjuhës shqipe
Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, ka deklaruar se protestat kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe do t’i zgjerojë në të gjithë teritorin e Maqedonisë. Kështu sot, përveç Shkupit, do të protestohen edhe në katër qytete tjera, si në Prilep, Kërçovë. Kumanovë dhe në Shtip. Në Prilep dhe Kumanovë protesta do të nisë nga ora 17:00, ndërsa në Kërçovë dhe Shtip në orën 18:00. shkruan Gazeta Express.
Draft-ligji për gjuhët ishte kushti i panegociueshëm që vunë partitë e shqiptarëve të Maqedonisë (duke zbatuar atë që tashmë njihet si marrëveshja e Tiranës), për të bërë kryeministër Zoran Zaevin dhe për ti dhënë LSDM shumicën e nevojshme parlamentare. Ai parasheh përdorim të gjerë të shqipes në Kuvend, qeveri, pushtetit gjyqësor, jurisprudencë, në dokumentet personale, organet e sigurisë, përfshirë edhe komunat ku nuk ka popullatë shqiptare, por në rastet kur shqiptarët u drejtohen atyre për marrjen e shërbimeve personale. Kryetari i VMRO-së, Nikolla Gruevski ka thënë se kërkesa e shqiptarëve për zyrtarizmin e shqipes nuk do të ndalet me kaq, madje ai i propozoi kundërshtarit të tij që ia jepte VMRO-ja votat vetëm që mos plotësonte kërkesat e shqiptarëve.
Gruevski, që shumë politikanë edhe në shqipëri e shikonin si zgjidhje për të luftuar sorosistët dhe për të bashkëpunuar me partitë shqiptare, ka thënë se është i gatshëm të pranojë edhe të arrestohet vetëm të mos rrënohen siç ka thënë “themelet e shtetit maqedon”. “Le të më arrestojnë, të më burgosin, le të më keqtrajtojnë, vetëm të mos rrënojnë shtetit dhe themelet e tij”, thuhet në ofertën publike të Nikolla Gruevskit të prezantuar në Facebook.
Please follow and like us: