Obama, kandidat për President i Francës?
Në mes të një fushatë shumë të fortë për zgjedhjet presidenciale në Francë, një organizatë jo qeveritare ka ndërmarrë nga veprim me të cilin i ka çuditur të gjithë. Përmes një peticioni të hapur, disa francezë kanë kërkuar që ish presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama të kandidojë për kreun e Francës.
Peticioni që po nënshkruhet nga shumë francezë i bën thirrje ish presidentit të SHBA-ve që të kandodjë për kryetar të Francës. Synimi i peticionit është mbledhja e 1 milion nënshkrimeve deri me datë 15 mars.
Vetëm në ditën e parë të peticioni janë mbledhur 30.000 nënshkrime. Sipas këtyre organizatave kandidatët aktual për president të Francës janë joadekuat dhe se shtetit i duhet një president më i fuqishëm.
Megjithatë sipas legjislacionit francez Obama nuk përmbush kriteret për të legjitimimin e kandidaturës së tij. Fama dhe popullariteti i Obamës duket se ka kaluar oqeanin atlantik.