Rama sulmon Gjykatën Administrative: Një kasap më shumë për rrjepjen e njerëzve
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish sot gjykatat gjatë një aktiviteti “Sipërmarrësit në mbështetje të reformës në drejtësi”. Konkretisht ai ka folur për Gjykatën Administrative, të cilën e ka cilësuar si një kasap më shumë në rrugën e tregut të sipërmarrësve.
“Gjykata Administrative do të ishte një kasap më shumë. Jeni të kënaqur me Gjykatën Administrative?! Keni parë një gjykatë më aventuroze në mënyrën si merr vendimet. Thjesht është shtuar një kasap më shumë në rrugën e tregut të sipërmarrësve. Në ligj thuhet se duhet të punojë shpejt thjesht rrjep më shpejt. Meqë rrjepja është me e sipërfaqshme pagesa është më e ulët, sepse tek ato kasapët e nivelit më të lartë pagesat janë më të mëdha”, tha Rama.
Më tej kryeministri ka kërkuar ndihmën e sipërmarrësve që të rrisin presionin publik për të nisur zbatimi i procesit të vettingut.