Rezistenca ndaj presidentit Trump
Pushimi i parë i kongresit gjatë administratës së presidentit Trump, i vendosi shumë ligjvënës republikanë në pozita të vështira, pasi në takimet në bazë, u përballën me pyetje të vështira nga votuesit e zemëruar me propozimet për të ndryshuar ligjin për shërbimin shërndetësor dhe të tjera çështje. Korrespondetja e “Zërit të Amerikës” Katherine Gypson udhëtoi drejt Arizonës, një nga bastionet e republikanëve, për të parë nëse kjo lëvizje në rritje qytetare, do të ketë ndikim kur ligjvënësit të rikthehen në Kongres.
Grupe demokratësh po zhvillojnë protesta të rregullta përpara zyrës së senatorëve republikanë Jeff Flake dhe John McCain, në atë që njihet si “Qëndresa ndaj Trumpit” që zhvillohet çdo të martë.
“Legjislativi duhet t’i kërkojë llogari dhe t’i kujtojë atij se ai nuk është biznesmen por presidenti i Shteteve të Bashkuara.
Por në kushtet kur senatorët nuk zhvillojnë asnjë aktivitet publik gjatë këtyre ditëve të pushimit, mundësia e vetme e protestuesve është të shkojnë në zyrat e tyre për përgjigje.
Tensioni shtohet kur drejtuesja e këtij grupi protestuesish Tanya Luken përpiqet të bëjë pyetje lidhur me shërbimin shëndetësor, të emëruarit e kabinetin dhe lidhjet e presidentit Trump me Rusinë.
Frymëzim për protestuesit, në përbërje të të cilëve ka shumë që protestojnë për herë të parë, është lëvizja republikane “Tea Party”. Kjo lëvizje përdori të njëjtat taktika ndaj ligjvënësve gjatë administratës së presidentit Obama.
“Ata duhet të përfaqësojnë të gjithë njerëzit, jo vetëm ata që votuan për ta”.
Në shtete të njohura për mbështetjen e fortë ndaj Partisë Republikane është e pazakontë që ligjvënësit të kundërshtojnë zotin Trump. Por grupet e protestuesve në gjithë vendin argumentojnë se ata meritojnë të dëgjohen.
Protestuesit mbushën takimet e ligjvënësve në bazë, për të kërkuar përgjigje. Por 200 ligjvënës republikanë nuk pranuan të zhvillojnë takimet publike. Aktivistët i vazhduan protestat e tyre gjithsesi.
Demokratët në distriktin konservator të ligjvënësit Paul Gosar dolën në rrugë pasi ai anuloi takimin me bazën.
Marshimi i tyre drej zyrës së ligjvënësit tërhoqi dhe mbështetës të tij, që thanë se zoti Gosar dhe presidenti Trump përfaqësojnë vlerat e kësaj zone.
I gjendur rastësisht aty, Terry Curtin votues i zotit Trump tha se ndaloi për të dëshmuar mbështetjen ndaj presidentit.
“Lëvizja “Tea Party” u krijua për të ndryshuar Partinë Republikane nga brenda, kjo nuk ka fare të bëjë me atë. Kjo është vetëm për të sulmuar Trumpin dhe kaq.
Por organizatori Dave Coward thotë se lëvizja do të shpërndajë apelin e saj tek republikanët e moderuar dhe të pavarurit.
“Nuk mendoj se do të durojnë gjatë. Nuk mendoj se ai apo ndonjë republikan në këtë shtet duhet të ndihet i qetë sepse do të ketë përplasje të ashpër”.
Këto janë ato çfarë mbeten nga një javë proteste. Votuesit shpresojnë se shqetësimet tyre do të jenë shqetësimet e ligjvënësve kur ata të rikthen në punë në Washington.