Albspirit

Media/News/Publishing

Sot , ora 19.00, “Pasardhësi” i Kadaresë vjen në Teatrin Kombëtar

Më në fund, shfaqja “Pashardhësi “ vjen në skenën e Teatrit Kombëtar. Në ora 19:00, trupa e Teatrit Kombëtar te Kosoves vjen  me shfaqjen “Pasardhësi” nga Ismail Kadare me regjisor: Slobodan Unkovski. Pasi “dështoi” me mosardhje në Teatrin Kombëtar të Tiranës, në fillim të janarit 2017, si pasojë e të ftohtit të madh, shfaqja “Pasardhësi” udhëtoi drejt Shkupit. “Pasardhësi”, vepra e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare e cila është dhënë premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës, me 16 shkurt udhëton në Teatrin e Maqedonisë. Shfaqja që është inskenuar nën regjinë e maqedonasit Slobodan Unkovski, ishte shfaqja e fundit për vitin 2016-të, në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Ndërkaq udhëtimi i parë i kësaj shfaqje do të jetë në Maqedoni, ashtu siç ka shkruar aktori kosovar pjesë e kastës së kësaj shfaqje Adrian Morina. Në këtë shfaqje luajnë aktorët si: Çun Lajçi, Lumnie Sopi, May-Linda Kosumoviç, Bajrush Mjaku, Ismet Azemi, Bislim Muçaj, Armend Baloku, Adrian Morina, Shëngyl Ismaili, Xhevat Qorraj, Shpejtim Kastrati, Basri Lushtaku, Armend Smajli, Sheqerie Buqaj, Arta Selimi, Albulena Kryeziu –Bokshi, Semira Latifi.

Please follow and like us: