Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulimi: Kali i Trojës nuk ishte kalë, por anije fenikase

Kali i Trojës nuk ishte një kalë prej druri, siç thuhet në “Iliadën” e Homerit. Në fakt, sipas një studiuesi italian, Francesco Tiboni, profesor i Universitetit të Marsejës, makineria që përdorën grekët për të nënshtruar Trojën nuk ishte kali prej druri, por një anije fenikase me kokë kali, që quhej “hipos”.

Kali i drunjtë, barku i të cilit u mbush me luftëtarë grekë, që më pas dolën e nënshtruar Trojën, sipas arkeologut italian nuk ka qenë aspak i tillë, por bëhet fjalë për një gabim në përkthim, shkruan Shekulli.

Sipas tij, jo vetëm që nuk bëhet fjalë për një kalë, por dimensionet e mekanizmit që shërbeu për fshehjen e luftëtarëve janë hiperbolizuar.

Sipas Tibonit, ka më shumë mundësi që një anije e përmasave të mëdha mund të ketë mbajtur në “barkun” e saj luftëtarët grekë, të cilët e kanë pasur të lehtë të dalin për të nisur betejën.

Teza e tij është fryt i një studimi dyvjeçar dhe është publikuar në revistën “Archeologia Viva”.

Please follow and like us: