Albspirit

Media/News/Publishing

Barcelonë, hapet konferenca botërore e telefonisë së lëvizshme

 

Në Barcelonë të Spanjës nisi të hënën Konferenca Botërore e Telefonisë së Lëvizëshme, ku marrin pjesë mbi 2 mijë kompani dhe afro 100 mijë profesionistë nga mbi 100 vende dhe rajone. Tema e konferencës është “Elementi tjetër dhe arritjet realizohen nga njerëzit”.

Sipas organizatorëve, Shoqatës së Sistemit të Telefonisë së Lëvizëshme Globale, në konferencën 4 ditore, do të zhvillohen 100 forume, biseda për eksplorimin e funksioneve aplikuese, për promovimin e produkteve dhe shërbimeve etj. Shumë kompani kineze si Huawei, ZTE, OPPO etj marrin pjesë në konferencë.

Në ceremoninë e hapjes u shpall projekti “Informacioni në shërbim të shoqërisë”, nëpërmjet së cilit synohet që operatorët celularë të shfrytëzojnë informacionet e lëvizshme për të luajtur një rol pozitiv në trajtimin e epidemive, të fatkeqësive natyrore dhe krizave humanitare etj. Disa nga programet e këtij preojekti do të nisin të zbatohen në qershor të këtij viti në Bangladesh, Brazil, Indi, Birmani dhe Tajlandë. (Xu Guang/ Eda Merepeza)

Please follow and like us: